Një tërmet i fuqishëm prej 7.1 ballë të shkallës Rihter në Filipine VIDEO

- Advertisement -

 

Një tërmet shumë i fortë me magnitudë 7.1 goditi Filipinet veriore të mërkurën, sipas Institutit Sizmologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), i cili fillimisht e vlerësoi magnitudën e tërmetit në 6.8 ballë.
Ajo u vu re në provincën malore Ambra të ishullit kryesor të Filipineve, Luzon, në orën 08:43 (koha lokale). Thellësia fokale u vlerësua të ishte vetëm 10 kilometra.
Në qytetin e Dolores, 7 milje (11 km) nga epiqendra, banorët e tmerruar dolën me shpejtësi nga shtëpitë e tyre ndërsa xhamat dhe vitrinat e dyqaneve u thyen, tha shefi i policisë Edwin Sergio.
“Tërmeti ishte shumë i fortë”, tha zoti Sergio, duke shtuar se ai shkaktoi çarje në godinën e komisariatit të tij.

Raporti i parë nga tërmeti i fuqishëm që goditi Filipinet sot flet për të paktën dy të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, sipas Bloomberg.
Ndërtesat u tronditën në Manila, më shumë se 300 kilometra larg. Asnjë paralajmërim për cunami nuk është lëshuar nga agjencia amerikane. Metro Manila ka pezulluar funksionimin, sipas Departamentit të Transportit. Ndërtesa e Senatit u evakuua, sipas mediave filipinase duke cituar një anëtar të trupit.
Deputeti Eric Singson tha se tërmeti u ndje jashtëzakonisht në kryeqytet, duke thënë se zgjati “30 sekonda ose më shumë” dhe shtoi “mendova se shtëpia ime do të shembej”. “Tani po përpiqemi të kontaktojmë me njerëzit”, vazhdoi ai, duke vënë në dukje se “pasgoditjet po ndodhin dhe ne po qëndrojmë jashtë shtëpive tona”.
Një spital në Abra u evakuua pasi një pjesë e tij u shemb për shkak të tërmetit, por nuk pati viktima, thanë zyrtarët.

“Kemi marrë informacione se janë dëmtuar shtëpi. Por deri më tani nuk kemi raporte për viktima”, tha Rovlin Villamor, kryebashkiaku i Langangilang, provinca Abra. “Fokusi i vëmendjes është te Abra dhe krahinat fqinje. Ishte një tërmet i madh. Ne presim pasgoditje të forta”, tha për radiostacionin DZMM, Renato Solidum, drejtori i Shërbimit të Sizmologjisë Filipine. Arkipelagu shpesh goditet nga tërmete të forta, pasi ndodhet në të ashtuquajturën “unaza e zjarrit” në Oqeanin Paqësor, ku aktiviteti sizmik dhe vullkanik është intensiv.
Presidenti i Filipineve Ferdinand Marcos Jr. ka urdhëruar dërgimin e menjëhershëm të ekipeve të kërkim-shpëtimit dhe ndihmë në provincën Ambra, tha zëdhënësja e tij.
Z. Marcos do të shkojë në zonën e prekur më vonë gjatë ditës, siguroi zëdhënësja presidenciale e Filipineve Trixie Cruz-Angeles gjatë një konference për shtyp.

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...