Një “pranverë e vogël” në zemër të vjeshtës

- Advertisement -

 

Nga Thoma Nika

Diell që shkëlqen dhe ngroh. Temperatura që prekin 21 gradë. Të rritur, të moshuar dhe fëmijë, që i thonë “po” detit kur ai u shkel syrin, në vend të ftesës për të hyrë në ujin e tij. Të tjerë që shetisin duke i treguar diellit veshjen me krahë të shkurtëra. Të tjerë, që kilometrat e shetitores që shtrihet buzë detit, i bëjnë sikur të ishin metra. Duke ecur me hap të shpejtë për të palestruar trupin, me biçikletat apo me skuterat elektrikë, që rrëshkasin pa u ndjerë. Pranë timonit dhe butonave të tyre sheh më së shumti fëmijë që i kanë ato mënyrë argëtimi. Por sheh edhe të rritur në moshë dhe shqiptarë ose turistë të huaj, që i kanë mjetin ekologjik të lëvizjes në çdo hapësirë publike. Me ato, brenda minutit, ke vajtur sa nga një cep i Sarandës në tjetrin dhe ke mbaruar punë që nuk presin. Madje pa u lodhur e duke u çlodhur, pa faturë karburanti e duke i shpëtuar çdo gjobe për kundërvajtje dhe duke u ndjerë si në fluturim, pa u shkëputur nga toka.
Fëmijë të shoqëruar nga nënat, marrin pak kënaqësi dhe adrenalinë duke “fluturuar” me shilarëset në këndet e lojërave.
Thonë që edhe peshku bie më mirë në grepin e peshkatarit, në det të qetë e në ditë diellore. Prandaj mund të numëroje edhe më shumë se zakonisht gjuetarë të peshkut, ata që “frutat e detit” nuk presin t’u shkojnë në pjatë, por kënaqen kur i nxjerrin vetë prej detit, me fillispanjë apo me kallam, çikrikë e karem imitues.
Për grupe turistësh që vijnë nga vende të ftohta, si Gjermania, vjeshta e Sarandës duket verë e vërtetë. Prej andej erdhi edhe djaloshi 18-vjeçar, që i dha kësaj “pranvere” në zemër të vjeshtës, një atraksion të veçantë, me fluturimin me parashutën aeronautike mbi detin e Sarandës.
Kur të gjitha këto janë realiteti i një dite në zemër të vjeshtës, a nuk është kjo një “pranverë e vogël”? Çfarë do të donim më shumë?!

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...