- Advertisement -
Edhe në Qarkun Vlorë nga numërimi i 45 kutive nga 445 në total rezultuan me përfitime të padrejta. Përfundon rinumërimi i votave personale në Qarkun Vlorë. KQZ kishte zgjedhur rastësisht 45 kuti në gjithë Qarkun nga 445 në total. Nga rinumërimi kanë rezultuar se kandidatja Ina Zhupa ka përfituar padrejtësisht 26 vota. Më shumë vota ka përfituar padrejtësisht Vangjel Anagnosti, 40 vota. Kandidatëve Jolio Dine e Bujar Leskaj, komisionerët u kanë vjedhur përkatësisht 7 dhe 10 vota. Llogaritje kjo në 45 kuti nga 445 të tilla.
/sarandalife.al/

