Jo vetëm personat +60/ Manastirliu: Vaksinimi ne shqiperi me dozën e tretë edhe mjekët

- Advertisement -

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka njoftuar ditën e sotme se doza e tretë e Vaksinimit ne shqiperi ka vazhduar për grupmoshat 60-vjeç e lart, por do të vazhdojë edhe për mjekët. Gjatë fjalës së saj në Komisionin Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Manastirliu njoftoi se do të vijojë së shpejti vaksinimi me dozën e tretë të vaksinave anti-covid edhe për personelin mjekësor.

Ka filluar doza booster apo doza e tretë për grupmoshën +60 vjeç dhe paralelisht edhe për personelin mjekësor.Që në datë 13 mars ka filluar vaksinimi i mësuesve dhe i pedagogëve. Kemi vijuar jo vetëm me vaksinimin në shkollë por gjithashtu dhe me vaksinimin në universitetet. Deri më sot janë vaksinuar 28,512 mësues. Kemi një mbulesë të mirë vaksinale përsa i përket vaksinimit me dozën e parë dhe të dytë, mbi 90% të mësuesve të shkollave fillore dhe të mesme rezultojnë pra të vaksinuar me një dhe dy doza.”

/sarandalife.al/

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...