“Një i nënës, të tjerë të njerkës”, shqetësimi i dy banorëve në pallatin në Delvinë

- Advertisement -

Shqetësuese është situata në një pallat dykatësh në qendër të qytetit të Delvinës, pallat me jetë ndërtimi të para viteve ‘90. Në këtë pallat me çati me tjegulla jetojnë katër familje, nga dy në secilin kat. Ditët e fundit ka nisur të rregullohet çatia por çuditërisht rregullimi ndodh vetëm në njërën familje të katit të dytë, duke mos e bërë këtë edhe për hyrjen tjetër. Kjo ka shkaktuar dëme në hyrjet e tjera. Shiu i rënë në 24 orët e fundit ka shkaktuar mjaft dëme në hyrjet e tjera. Këtë shqetësim e sjellin përmes prononcimeve të tyre Lulzim Zhupa banor i katit të dytë dhe Liljana Zeka banore e katit të parë, ku për Liljanën përveç fatit të keq që ka një djalë 32 vjeçar të paralizuar. Sipas bashkisë Delvinë punimet këtu nuk bëhen me fonde të bashkisë por pas një fondi nga një projekt dhe se bashkia kishte vetëm dokumentat për familjen ku edhe bëhen punimet. Kësaj i thonë ndihmo një familje dhe dëmto familjet e tjera.

/sarandalife.al/

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...