ARRSH thirrje shoferëve:”Reduktoni shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë”

- Advertisement -

Prej disa ditësh moti i keq ka përfshirë vendin.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, bën me dije se në disa akse për shkak të reshjeve të dendura ka pasur rënie gurësh në rrugë.

Përkatësisht në rrugën Bajram Curri–Valbonë, Kukës–Ura e Zapodit, Kukës–Bushtricë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Steblevë, Qafë Muzinë-Qafë Dushk–Peshkopi, Librazhd–Përrenjas,Elbasan–Qafë Thanë dhe në Llogara, janë evidentuar materiale dhe inerte në rrugë.

ARRSH i bën thirrje drejtuesve të automjeteve të lëvizin me kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën për shkak të lagështisë në rrugë.

Reshjet e shiut kanë vijuar me intensitet gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit duke sjellë edhe rënie gurësh, drurë, materiale e inerte në rrugë si në: Bajram Curri–Valbonë, Kukës–Ura e Zapodit, Kukës–Bushtricë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Steblevë, Qafë Muzinë-Qafë Dushk–Peshkopi, Librazhd–Përrenjas,Elbasan–Qafë Thanë dhe në Llogara.

Kontraktorët kanë punuar gjatë natës për pastrimin e akseve

Të gjitha akset janë të kalueshme.

“Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.”, shprehet Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...