Një 32-vjeçar në Greqi, me origjinë shqiptare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Ngjarja tragjike ka ndodhur pasditen e së hënës në Markopoulo, Ilia. Ai u gjet nga banorët e zonës i varur në një pemë në këtë zonë. Sipas patrisneës.gr, i riu shqiptar kishte kërcënuar një ditë para se të kryente aktin fatal se do të bënte vetëvrasje pasi ish-e dashura e tij nuk donte të kthehej më me të. “Ish e dashura e të riut shqiptar ka refuzuar të lidhet sërish me të, kur ai është kthyer nga një udhëtim dhe sipas informacioneve ai e ka paralajmëruar se do t’i japë fund jetës”, shkruajnë mediat greke, ndërsa nuk japin të dhëna për identitetin e shqiptarit. Pas këtij mesazhi vajza, ish e dashura e 32 vjecarit, lajmëroi autoritetet policore për mesazhin që kish marrë në celular nga shqiptari, por ishte tepër vonë, pasi ai kishte kryer aktin fatal duke u vetëvarur.
