Nivicë: Misteret dhe historia e rrapit shekullor

- Advertisement -

Si asnjë rrap tjetër, ai i Nivicës të dëgjon, po po mos u habit të dëgjon, sepse ai ka veshë, po, është e vërtetë.Një metër e gjysmë mbi sipërfaqe tek trungu i tij gjendet një zgavër që ngjan tamam me një vesh të stërmadh. Rrapi ndodhet në qendër të fshatit.

Është një monument natyre që niviciotët mburren me të dhe e kanë si një gjë të shenjtë, pasi me të lidhen shumë ngjarje e histori. Vetë banorët e fshatit Nivicë i kanë shtuar vlerën këtij monumenti të natyrës, duke e rrethuar dhe zbukuruar sheshin para tij me simbolika të ndryshme, me vendqëndrime( Sofate) në dy rradhë, apo me murin e bukur dhe madhështor që rrethon sheshin e rrapit. Shpesh pemën banorët e kanë krasitur dhe ujitur për të mbijetuar. Sheshi rreth e rrotull rrapit quhej më përpara Mexhlis (shesh), ku mblidheshin banorët e fshatit për të pleqëruar probleme të ndryshme. Këtu bëheshin takime të rëndësishme, mbledhje, kuvende,festa të ndryshme. Interesant është se gjatë gjithë kohës në degët e rrapit qëndronte një honi, të cilën e përdorte një banor i fshatit i caktuar nga pleqësia, i cili shkonte e merrte dhe fliste duke e drejtuar honinë, herë nga një lagje dhe herë nga lagjet e tjera, për të njoftuar banorët për çështje të ndryshme. Rrapi gjatë gjithë kohrave ka qenë simboli i takimeve, festave fetare, xhamlleve (karnavaleve), koncerteve e shumë aktiviteteve të tjera. Në sheshin e rrapit mblidheshin grupe të rinjsh, që fshati i dërgonte në Delvinë për të mësuar se si organizoheshin karnavalet. Jepnin në fillim shfaqje për të pranishmit dhe pastaj shkonin nëpër lagjet, rrugicat dhe shtëpitë e fshatit. Ky rrap ishte simboli i këngës polifonike, sepse atje bëhej prezantimi i parë para popullit i këngëve të reja nga grupet e shumta polifonike të fshatit. Gjatë luftës në këtë shesh u grumbulluan niviciotët, që më vonë një pjesë do të vriteshin dhe një pjesë do të internoheshin në kampet e përqëndrimit nga pushtuesit gjermanë. Nga bombardimet gjermane të qershorit 1944 rrapi I Nivicës u “plagos”, por që shpejt u shërua, falë dhe trajtimit që niviciotët i bënë duke e mbushur zgavrën e hapur nga predha gjermane me një lëng, që bëri të mundur moskalbjen e tij. Rrapi përfaqëson një pemë të veçuar me lartësi 18 m, diametër të trungut deri në 150 cm dhe me moshë mbi 300 vjeçare. Ka kurorë të rregullt e perimeter 30 m. Ky rrap është dashuria,krenaria dhe historia e Nivicës. Nuk mund të  flitet për Nivicën pa folur dhe për rrapin, krenarinë e saj.

/sarandalife.al

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...