Ishte një aktivitet shumë i bukur që përfshinte në përbërjen e vet, konkurs për dije të përgjithshme në bazë të programeve mësimore , të zërave të bukur, të sfilatës së modës, të aktrimit, lojërave të ndryshme me sallën, kutia e fundit, videoklipe me klasa, nxënës, ekipe fitues dhe kampion si dhe humor. Ky aktivitet rrëmbente shumë nxënës jo vetëm të shkollave të mesme, por edhe të 9-vjeçares, për pesë të premte rrjesht dhe vazhdonte për një muaj e gjysmë, duke gjallëruar tej mase jetën e nxënëve jashtë mureve të shkollës.
Fillesat ky aktivitet i ka që në vitin 1998 dhe drejtohej nga Luan Sejdini, kurse në vitet 2002–2010 aktiviteti organizohej nga Vladimir Kodhelaj dhe Bexhet Shena. Konkurrimet e nëxënësve drejtoheshin nga një juri ku në përbërjen e tij kishte mësues, nxënës, muzikant e aktor. Sarandalife.al do të postoj për kënaqësinë tuaj herë pas here, episode që do t’ju kthejnë edhe njëhetë në ato vite të bukura të gjimnazit.
/sarandalife.al/