Nis në Himarë dhe Palasë afishimi i pronave

- Advertisement -

Ka nisur në Himarë dhe Palasë afishimi publik i pronave. Bëhet fjalë për rreth 2000 prona në Himarë dhe rreth 1200 prona në Palasë. Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka prezantuar nga Himara nisjen e këtij procesi.

Aktualisht ka përfunduar verifikimi i pronave në terren në Himarë qytet dhe Palasë. Afishimi publik i pronave u jep qytetarëve të drejtë që në një hapësirë kohore prej 45 ditësh të verifikojnë pronat e tyre dhe të drejtohen për cdo paqartësi apo problematikë gjatë kësaj hapësirë kohore 45 ditë të paraqesin edhe problemet që mund të kenë ndërsa më pas nis shpërndarja e certifikatave të pronësisë.

Njëkohësisht nga Himara kreu i Kadastrës, Artan Lame ka konfirmuar dhe nisur shpërndarjen e certifikatave të pronësisë për znën e Lukovës ndërsa bëhet fjalë për 1234 pronësi në zonën e Lukovës.

Kreu i bashkisë Himarë, Jorgo Goro e ka cilësuar një proces të rëndësishëm duke besuar tashmë se së shpejti në certifikatat e pronësisë edhe në Himarë e Palasë por edhe në zonat e tjera në bregdet.

Pasuritë në këto zona, kryesisht në Himarë e Palasë janë të ndryshme, me prioritet turistik por edhe toka bujqësore apo prona të tjera ndërsa në mars pritet shpërndarja e certifikatave të para të pronësisë për Himarën dhe Palasën.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...