Edhe Apeli rrëzon të dyshuarit për grabitjen e Noterit, zbulohen provat që donin të siguronin

- Advertisement -

Eshtë zbardhur vendimi i Gjykatës së Apelit Gjirokastër lidhur me kërkrsën e dy të dyshuarve për grabitjen e noterit Thoma Kaci në 20 tetor. Oltjon Kolonja alias Oltjon Pula dhe Vladrias Himaj kishin kërkuar në Gjykatë sigurimin e dy provave, konkretisht:

1) Sekuestrimin e regjistrimeve video për datën 20.10.2021 të realizuara nga kamerat e sigurisë të Policisë Kufitare Sarandë, me arsyetimin se ditën e ngjarjes, afërsisht në të njëjtën orë, kur ka ndodhur vjedhja e banesës së çiftit Kaçi, kërkuesit kanë qenë në subjektin “Old House”, me vendndodhje përballë Policisë Kufitare, dhe se ekziston rreziku që këto filmime të fshihen për shkak të afatit kohor.

2) Kryerja e veprimit hetimor të paraqitjes për njohje nga viktima e veprës penale Martha Kaçi me personin nën hetim, me arsyetimin se është kryer veprimi hetimor i paraqitjes për njohje vetëm nga viktima e veprës penale Thoma Kaçi, ndërkohë që është shumë e rëndësishme që paraqitja për njohje të kryhet edhe nga shtetasja Martha Kaçi, pasi nëse do të bëhej në një moment tjetër, në kujtesën pamore të kësaj të fundit do të ndikojë sugjestionimi i bashkëshortit të saj sa i takon autorit/autorëve të veprës penale.

Prokurori i cështjes kishte kërkuar që të pranohej vetëm paraqitja për njohje me bashkëshorten e noterit, por Gjykata e Sarandës vendosi rrëzimin e të dyja kërkesave të të dyshuarve me argumentin se “konstatohet lehtësisht se sigurimi i provës për kryerjen e sekuestrimit të regjistrimeve video për datën 20.10.2021 të realizuara nga kamerat e sigurisë të Policisë Kufitare nuk është nga rastet e parashikuara nga kjo dispozitë, dhe për rrjedhojë kërkesa për këtë pikë të kërkimit duhet të rrëzohet.

Për sa i përket kërkimit për kryerjen e veprimit hetimor për paraqitjen për njohje nga viktima e veprës penale Martha Kaçi me personin nën hetim, nuk u arrit të vërtetohej nga kërkuesi se ekziston një rrezik real që marrja e provës gjatë gjykimit mund të kompromentohet, vështirësohet ose të bëhet e pamundur”.

Pak ditë më parë cështja u shqyrtua në Gjykatën e Apelit Gjirokastër nga Gjyqtari Enton Dhimitri, i cili la në fuqi vendimin e Gjykatës së Sarandës për rrëzimin e të dyja kërkesave.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...