- Advertisement -
Sektori i Pastrimit dhe Gjelbërimit i bashkisë Finiq ka qenë në vazhdimësi gjatë gjithë kohës në ndjekje të problemeve që lanë pas reshjet e dendura të ditëve të fundit. Ekipet speciale kanë kryer pak ditë më parë punimet e pastrimit të kanaleve kryesore, zhbllokimin e pusetave të ujërave të shiut përgjatë aksit kryesor rrugor, si dhe pastrimin e rrugës së Parkut Arkeologjik të Finiqit. Procesi vijon edhe në zona të tjera të Bashkisë, në kuadër të masave mbrojtëse gjatë reshjeve.

