Niko Shomo, për kujtimin e kolegut të paharruar Dr.Vedat Beqi

- Advertisement -

Personeli shëndetësor i qytetit të Sarandës dhe i fshatrave përreth, që nga Borshi, i gjithë Bregdeti, Livadhjaja, Leshnica, Grava, Vrina, Konsipoli e më gjerë, ruan kujtimet dhe përshtypjet më të mira për mjekun gjinekolog nga Borshi, të nderuarin dhe të paharruarin Dr. Vedat Beqi.

Këto kujtime dhe përshtypje kanë edhe qytetarët e Sarandës dhe banorët fshatrave të këtij rrethi.
Doktor Vedati ka qenë dhe mbetet mbi të gjitha një njeri me cilësi të rralla humane, njerëzore. I thjeshtë, i qeshur, i dashur dhe komunikues me të gjithë njerëzit, pavarësisht nga pozita shoqërore dhe niveli kulturor i tyre.
Nga ana profesionale Dr. Vedati ishte një specialist i shkëlqyer, komunikues dhe i dashur me kolegët dhe infermierët e infermierët. Në ushtrimin e profesionit të tij human ka qenë shumë i zoti, i përpiktë, kirurg i aftë dhe i shpejtë, duke vënë në zbatim me përpikmëri dijet e tij shkencore në procesin e vështirë të lindjes së fëmijëve dhe të ndërhyrjeve kirurgjikale, kur ishte e nevojshme. Aplikonte me pasion dhe profesionalizëm të lartë metodat e reja dhe teknikën obstetrike e kirurgjikale bashkëkohore. Dr.Vedati ishte një shkencëtar i mirëfilltë në fushën më të rëndësishme të jetës njerëzore, atë të mjekësisë.
Në veprimtarinë mjekësore obstetriko-kirurgjikale të spitalit dhe shtëpisë së lindjes të Sarandës Dr.Vedati ka lënë pas një trashëgimi të pasur shkencore dhe praktike të vyer për kolegët dhe personelin tjetër mjekësor, të cilat ata i vlerësojnë shumë, duke pasur parasysh këshillat që Dr.Vedati u jepte kur bashkëpunonte me ta.
Janë të panumërt kuadrot, njerëzit e thjeshtë, qytetarë edhe fshatarë, miqtë e shokët e tij që kanë përfituar nga përvoja e madhe shkencore dhe ndihma mjekësore që Dr.Vedati u ka ofruar familjeve në lindjen e fëmijëve të tyre dhe në krijimin e familjeve të reja.
Për ne kolegët e tij, por edhe për popullin e Sarandës dhe të fshatrave përreth e më tej akoma, doktor Vedati, kolegu dhe bashkëqytetari ynë, nuk ka vdekur. Ai dhe vepra e tij është i paharruar. Figura e lartë e Dr.Vedatit është e ngulitur në mendjen tone dhe Ai është i gjallë në zemrat tona.
Me këtë rast shprehim ndjenjat tona të respektit të thellë dhe të dashurisë, të falenderimit dhe mirënjohjes për veprën e doktor Vedatit ndaj bashkëshortes së tij të nderuar Zonjës Hasie dhe vajzave të tyre dhe u urojmë shëndet, jetë të gjatë, gëzim, dashuri në jetë dhe të kujtojnë gjithmonë me mall dhe dashuri bashkëshortin e denjë dhe babanë e tyre të dashur e të paharruar, dr.Vedatin.
I përhershëm qoftë kujtimi i doktor Vedatit, kolegut tonë të shtrenjtë!

Dr. Niko SHOMO
Kardiolog

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...