PD/Votohet unanimisht në Këshillin Kombëtar rezoluta e propozuar nga Basha

- Advertisement -

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, kreu i PD, Lulzim Basha ka thënë se është zotuar se nuk do të ketë asnjëherë përjashtim të propozuar nga ai.

Ai ka thënë, se masat e marra mbrëmë nga kryesia, por edhe ata që janë propozuar për sot, nuk janë masa përjashtimi, por shkarkim nga funksionet për shkak të dhunimit flagrant të statutit me pasoja për PD.

“Ka qenë zotimi im i parë si kryetar i PD, që s’do të ketë kurrë përjashtim të propozuar nga unë. As unë e as ju nuk mbajmë njerëz me forcë. Ndaj dhe masat e marra mbrëmë nga kryesia dhe masat e propozuar sot, nuk janë masa përjashtimi, por shkarkim nga funksionet për shkak të dhunimit flagrant të statutit me pasoja për PD”, tha Basha.

Gjithashtu, gjatë ditës së sotme pritet të ketë dhe shkarkime, ku është propozuar shkarkimi i kryetarit të këshillit, Edi Paloka, si dhe 11 anëtarëve të kryesisë, të cilët pritet të zëvendësohen me emra të rinj.

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...