NGA THOMA NIKA : PROKOPI I DIJSHËM, PO AQ SA I GUXIMSHËM (VIDEO 2011)

Sot inxhinjeri pasionant i pyjeve dhe ekologu Prokop Qirjaqi u nderua nga Këshilli i Qarkut Vlorë, si “Personalitet i Shquar”.
Kjo bisedë e shkurtuar, e realizuar vite më parë në studion e “Riviera Television”, me Njeriun që tërë jetën e vet e vuri në shërbimin tonë, për të jetuar gjelbër, ishte pjesë e prezantimit të ing. Prokopit, në eventin e organizuar sot nga Bashkia Finiq, në Qendrën Kulturore “Katina Papa”, në Livadhja.
Ju ftoj të ndiqni videon, për të njohur sadopak profilin e një specialisti, drejtuesi dhe njeriu të rallë. Prokop Qirjaqi është ai që e bëri kurorën e Sarandës me pisha. Ato u zunë të gjitha, edhe pse u mbollën gjatë natës prej tij e njerëzve që i besonin, duke u hequr zyrtarëve partiakë e antishkencorë, çdo mundësi për të mbjellë në vend të pishës akacie (!!!)
30 janar 2023
- Advertisement -

 

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Policja që suprizon si këngëtare( Video)

Behije Dida, sarandiotja që shërben në rradhët e policisë...

Ramis Husi nënprefekti i ri në Sarandë. Mirosh Birjani sekretar organizativ i PS, Sarandë (Video)

Ramis Husi është tashmë nënprefekti i Sarandës. Ramis Husi...

Merr flakë magazina në katin e parë të një objekti 5-katësh në Metoq (Video)

Një zjarr ka rënë në një magazinë me materiale...