80-vjetori i Çetës “Çamëria” nga Musa Kola

- Advertisement -

Sot përkujtohet 80-vjetori i krijimit të së parës çetë partizane në rrethin e Sarandës, çeta “Çamëria”, një ngjarje me rëndësi për periudhën e LANÇl. Ajo u krijua me partizanë të ardhur nga Konispoli. Komandant i saj ishte Haki Rushiti. Më vonë me zgjerimin e çetës me pjestarë edhe nga zona e Delvinës dhe e Vurgut, çeta u organizua edhe me komisar  që u caktua Taho Plaku dhe zv.komisar Lefter Talo. Më poshtë ju do të lexoni një shkrim të Musa Kolës për këtë ngjarje.

Mbas formimit të Partisë komuniste si në të gjithë Shqipërinë edhe në krahinën e Konispolit ,u gjallërua ndjenja e luftës për largimin e pushtuesve Italian.
Njerëzit atdhedashës të gjithë krahinës përkrahën luftën nac-çlirimtare dhe u organizuan në takime,mbledhje të njëpasnjëshme për krijimin e një çete luftarake.
Në çdo fshat u ngritën këshilla dhe grupe ilegale,që punonin për përhapjen e ideve të një lufte të armatosur për largimin e pushtuesve Italian.
Nën drejtimin e njerëzve patriot Rexho Plaku ,Haki Rushiti të komunës Markat si dhe Taho Sejko, që ishte kryetar i komunës Pandalejmon dhe patriot të tjerë nga gjithë krahina u mblodhën në 26 Jenar 1943 në shtëpinë e Azem Mungës në Markat ku vendosën që të krijohet çeta partizane dhe vëndi më i përshtatshëm u gjet Markati.
Kështu më 2 Shkurt të vitit 1943 në kodrën e Bregut të Mënit ,u mblodhën 34 burra të krahinës dhe formuan çetën partizane “Çamëria”, dhe për drejtimin e saj me vota unanime u zgjodh Haki Rushiti nga Konispoli.
Nga Markati në ditën e parë që u regjistruan ishin Dalan Nelaj, Ismail Nelaj, Lame Idrizi, Sabri Idrizi, Xhevit Islami, Xhemali Murtaj, Muhedin Murtaj ,Ruhan Zeneli , Dalin Jonuzi.
Nga Vërva Seit Kurrizo, Islam Sheme ,Zenel Nelo, Malo Shabani ,Rushit Omeri.
Nga Janjari.
Abaz Rumani, Ferik Çarçani, Qerim Çukaj,Nure Islami ,Isuf Sabriu.si dhe disa nga fshatrat e tjerë dhe nga Konispoli ,plot 34 vetë.
Kjo çetë në 20 Shkurt kishte 47 anëtar dhe mbas një muaji arriti në 220 vetë.
Për gjashtë muajve, arriti në 350 vetë.
Kjo tregoi masivizimin e kësaj çete në luftë për liri ,ku pjesëtarët e saj u bashkuan me të vetmin qëllim ,luftën për çlirim nga okupatori fashist.
Fashistët u munduan ta eliminonin çetën ,me forca e mjete të ndryshme.Nga Saranda e Gjirokastra dërguan rreth 75 milic,por Haki Rushiti mori informata dhe i priti me forcat e tij në Qaf të Dishatit .
Për të shmangur vëllavrasjen, mbasi në radhët e milicëve kishte nga ata që merrnin rogën e mbanin familjet me bukë, komandantët e tyre Ramadan Husi dhe Tefik Dine nga Konispoli ranë dakord të dorëzonin armatimin dhe u bënë thirrje dhe të tjerëve, të kalonin në formacionin partizan.
Çeta vazhdoi aksionin për largimin e postave të xhandarmërisë Italiane që vepronin në gjithë krahinën.
Më 2 Korrik 1943 një kompani e drejtuar nga Ramadan Zejno nga Konispoli, shkoi për largimin e një bande greke që vepronte në zonën Gravë -Karroq -Janjar.Në këtë përpjekje mbas këmbimit të zjarrit vritet komandant Ramadan Zejno nga Konispoli dhe partizani 18 vjeçar Isuf Muharrem Hoxha, nga Markati ,që janë dhe dëshmorët e parë të kësaj çete heroike.
Çeta i vazhdoi betejat e luftës për çlirim në muajt në vazhdim. Me kalimin e një farë kohe partizanët e saj u inkuadruan në batalione të brigadës 19 sulmuese dhe luftuan për çlirimin e vëndit duke shkruar një epope të lavdishme të luftës për çlirim.
Vepra dhe gjaku i luftarëve të kësaj çete nuk do harrohet nga brezat e krahinës së Konispolit.
Lavdi dëshmorëve të çetës “Çamëria”, dhe pjesëtarëve të këtij formacioni luftarak për çlirimin e Atdheut,që janë nderi dhe lavdia e krahinës së Konispolit.
Shkruar nga Musa Kola.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...