KLP i jep mandat drejtuesi tre vjeçar Prokurorit të Sarandës, Kledian Llaho

- Advertisement -

Kryetari i KLP, Alfred Balla së bashku edhe me zv/ kryetarin e KLP, Tartar Bazaj. prezantuan sot drejtuesin e Prokurorisë së Sarandës për një mandat tre vjeçar, drejtuesin aktial Kledian Llaho. Prezantimi i drejtuesit të Prokurorisë, Kledian Llaho vjen pas vendimit
të marrë nga KLP në mbledhjen e datës 30 janar 2023.
Kryetari Balla i uroi suksese drejtuesit Llaho ndërsa u shpreh se, për vetë rëndësinë që ka Prokuroria e Sarandës
KLP vendosi që ta përfshijë në hartën e re te sistemit të drejtësisë. Ndërsa kërkoi nga ana e prokurorëve të Sarandës impenjim maksimal të fokusuar në çështje të drejtpërdrejt tek qytetarët e rajonit.
Zv/kryetari Tartar Bazaj pas urimit u shpreh që prokuroria e Sarandës ka nevojë për një godinë të re se mjediset aktuale nuk janë të mjaftueshme për punën e prokurorëve por edhe të oficerëve të policisë gjyqësore.
Vetë drejtuesi i Prokurorisë, Kledian Llaho duke falënderuar KLP për vlerësimin dhe besimin për emërimin e tij në krye të Prokurorisë së Sarandës, kërkoi nga KLP dhe Prokuroria e Pergjithshme plotësimin e vendeve vakante në Prokurorinë e Sarandës, ku nga 6 prokurorë në organikë, aktualisht janë vetëm 4. Drejtuesi i Prokurorisë Kledian Llaho e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë prej vitit 1999, fillimisht si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Sarandës, me pas në vitin 2004 si oficer i policisë gjyqësore në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në vitin 2014, Kledian Llaho u emërua prokuror në Prokurorinë e Vlorës dhe prej vitit 2022 ka ushtruar funksionin e drejtuesit të komanduar në Prokurorinë e Sarandës.

 

 

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...