Nga sot Kosova nuk lejon hyrjen në kufi me dy doza vaksine por me tre

- Advertisement -

Nga sot Kosova nuk lejon hyrjen në kufi me dy doza vaksine por me tre doza ose dy doza dhe test PCR jo më të vjetër se 48 orë. Hyrja në fuqi ka sjellë kthimin e dhjetëra qytetarëve shqiptarë, të cilët donin të hynin në Kosovë për punë, vizita shëndetësore dhe turistike. Të kthyerit të revoltuar për këto masa thanë se autoritetet doganore të Kosovës u kishin kërkuar tre doza vaksine ose dy doza të shoqëruar me test PCR që kushton 30 euro. Ata thanë se këto masa janë të pakuptimta në një kohë kur kosovarët hyjnë në Shqipëri pa masa të tilla shtrënguese. Ata kërkojnë që testi të jetë falas pasi nuk kemi mundësi finaciare për ta bërë 30 euro në kufi. Kosova dje ka miratuar masat e reja antiCOVID në vend, pas rritjes së numrit të rasteve të reja pozitive me koronavirus.Në masat e reja bën pjesë edhe kërkesa për dëshmi të vaksinimit antiCovid me tri doza, për të hyrë brenda territorit të Republikës së Kosovës. Sipas masave të reja, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme: 2.1 Certifikatën e vaksinimit me tri (3) doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen dhe me dozë përforcuese) kundër COVID-19; 2.2 Certifikatën e vaksinimit me dy doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen) kundër COVID-19, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rrugë toksore në Kosovë. Këto masa janë në fuqi deri më 4 shkurt.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...