Arben Ahmetaj si drejtues politik i Qarkut të Vlorës, ka qenë sot për herë të parë në Sarandë.Ai është njohur me socialistët e Sarandës nga ku ka zhvilluar edhe një takim në sallën e bashkisë me Asamblenë e kësaj dege, duke vendosur objektivat për vitin 2022. Në takim Ahmetaj shoqërohej nga kryebashkiaku Adrian Gurma, deputetja e zonës Anila Denaj si dhe nga Prefekti i Qarkut Vlorë, Flamur Mamaj. Deputetja Denaj përmes një postimi në faqen e saj shkruan: “PS Sarandë Në takimin e Asamblesë Socialiste të Sarandës, me drejtuesin politik të qarkut Vlorë për realizimin e detyrave dhe objektivave për 2022. Mbetemi të angazhuar për të qenë më afër qytetarëve dhe për zgjidhjen e problematikave”, shkruan deputetja Anila Denaj.

