Nga Bularati, Deputeti grek për Katsifas : ” Vetëm e vërteta shëron!”

- Advertisement -

Konstantinos Bogdanos, deputeti i pavarur i parlamentit grek ka marrë pjesë ditën e sotme në ceremoninë përkujtimore të 3 vjetorit të vdekjes së Kostandinos Kacifas.

Duke folur për mediat shqiptare, deputeti grek deklaroi se nuk mundet që një njeri të vrasë veten me dy plumba në zemër.

Ai sugjeron që vetëm e vërteta sjell shërim dhe do të shërbente për të forcuar më tej marrëdhëniet midis dy popujve.

Fjala e Konstantinos Bogdanos:

“Nuk duhet të ketë më dhunë apo tensione. Në të kundërt, ajo që duhet bërë është të kthejmë vëmendjen për të drejtat dhe nevojat e komunitetit të lashtë dhe indigjen grek këtu në jug të Shqipërisë apo në veri të Epirit. Kjo mund të veprojë si urë miqësie, bashkëpunimi dhe dashurie midis popujve tanë.

Nuk është bindëse që dikush vrau veten me dy plumba në zemër. I detyrohemi të gjithë njerëzve që duan Shqipërinë ose Greqinë e vërtetë, apo çdo nacionalitet tjetër, për të thënë të vërtetën. E vërteta shëron, dhe sjell dashuri. Sakrifica e Kostandinos Kacifas nuk duhet të sjellë më shumë dhunë, por të shihet si mundësi për bashkëpunim.”

https://youtu.be/NWbBbW_iao8

/sarandalife.al/

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...