Ministria e Infrastrukturës anulon tenderin për aeroportin e Sarandës

- Advertisement -

Gara për dhënien me koncesion të Aeroportit të Sarandës për ndërtim është anuluar plotësisht pas tentativave të herë pas hershme për tërheqjen e operatorëve ekonomikë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndryshuar dy herë rregullat dhe afatet kohore për dorëzimin e ofertave, por përsëri ofertat ishin të pakëta dhe të pavlefshme.

Kontrata për aeroportin e Sarandës është parashikuar të jetë 35-vjeçare,  me një vlerë të parashikuar investimi prej 34.32 mln euro.

Ky investim do të duhej të kryhej nga kompania që do të shpallej fituese në garë, ndërkohë që pas projektimit, ndërtimit, operimit dhe mirëmbajtjes, në përfundim të periudhës 35-vjeçare do të bëhej transferimi i veprës aeroportule pranë organeve shtetërore.

Kur aeroporti të bëhej funksional ishte bërë plani për ndërtimin e një terminali që fillimisht do të akomodonte 130 mijë pasagjerë në vit, ndërsa pas 10 vitesh 700 mijë pasagjerë. Aeroporti i Sarandës do të kishte kryesisht profilin e një aeroporti turistik, që funksionon zakonisht 7-8 muaj në vit, por sipas autoriteteve ai mund të shërbente edhe përtej sezonit për fluturime të brendshme.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...