Ishte kënaqësi pjesmarrja në Tryezën e mbajtur në Sarandë, me kolegë të Bashkive nga i gjithë Qarku i Vlorës dhe të zgjedhur në krye të Këshillave Bashkiakë, me praninë e Kryetarit të Këshillit të Qarkut, Prefekti i Qarkut Vlorë dhe drejtuesve të Projektit “Bashki të Forta”, mbështetur nga Agjencia Zviceriane për Zhvillim e Bashkëpunim (SDC), lidhur me manaxhimin e mbetjeve, arsimin parashkollor, përfshirjen e gruas në politikë, funksionalitetin e Këshillave Bashkiakë, si dhe rritjen e performancës së Bashkive.







Produkti final i këtij takimi, ishte Nënshkrimi i “Marrëveshjes së Mirëkuptimit” mes nesh dhe Projektit “Bashki të Forta”.