Nëntori i IKMT në Sarandë, rifillon operacioni

- Advertisement -

Mëngjesin e  sotëm prishjet e ndërtimeve pa leje kanë nisur në Metoq për të vijuar më tej në Vrion dhe Sarandë.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, theksoi gjatë muajit tetor se puna do të përqendrohej në bashkitë Vlorë, Himarë dhe Sarandë. Ndërkohë në ditët e para të nëntorit fadromat e IKMT janë rikthyer në Sarandë.

Çuçi shtoi se, nuk kemi të bëjmë me një aksion, por është një punë e vazhdueshme për të ushtruar kontroll më të mirë të territorit dhe për të çliruar pasurinë tonë të përbashkët nga zaptuesit.

Në fazën e parë të operacionit “Bregdeti ynë” që nisi në muajin qershor u shembën mbi 130 ndërtime pa leje, u vendosën rreth 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte, si dhe u arrestuan e u ndoqën penalisht dhjetëra persona.

/sarandalife.al/

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...