Rritet çmimi i cigareve dhe gazit

- Advertisement -

Qeveria nuk ka mundur të kontrollojë dot sasinë e gazit natyror që përdorin familjarët, ndaj dhe vitin e ardhshëm akciza për këtë produkt do të jetë 6 lekë për litër. Automatikisht një vendim i tillë do të sjellë edhe rritjen e çmimeve. Në komisionin e ekonomisë ministrja Delina Ibrahimaj mbrojti vendimin, ashtu sikurse theksoi dhe rritjen me 65 lekë për litër të karburantet në magazinat doganore. Nga vendimi përfitues do të jenë kompanitë e mëdha të cilave u hiqet akciza.

“Unifikimi i akcizës për gazet e naftës dhe të hidrokarbureve të tjera gazoike për të gjitha destinacionet e përdorimit tëtij në nivelin 6 lekë për litër. Aktualisht niveli i akcizës për këtë produkt është 8 lekë për litër, nëse ai përdoret si lëndë djegëse për automjetet dhe 0 lekë për litër nëse përdoret nga konsumatorë të tjetër për çdo qëllim. Nga unifikimi i akcizës për gazet e naftës në nivelin 6 lekë për litër, pritet ët arkëtohen 375 milionë lekë akcizë në vit. Aktualisht janë 11 biznese përfituese nga kjo skemë rimbursimi në vitie ’20 dhe ’21 të cvilët rezultojnë të jenë pjesë e industrisë hidrokarbure, tullave dhe industrisë farmaceutike. Parashikohet vendosja e një takse 65 lekë për litër mbi karburantin që përdoret për furnizimin e këtyre mjeteve lundruese në këto zona,” tha Ibrahimaj.

“Ajo që më shqetëson është akciza e 6 lekëve për gazin për konsumin familjar, sidomos për buxhetin familjar, pensionistët dhe ata që janë me ndihëm ekonomike,” tha deputetja demokrate Sorina Koti.

Nga janari rritje me të paktën 5 lekë për paketë për çdo paketë duhani apo dhe për cigaret elektronike.

“Parashikohet një rritje vjetore me 250 lekë për 1000 fije ose 250 lekë për kilogram sipas njësisë së vlerësimit për duhanin. Gjithashtu parashikohet një rritje vjetore me 2 lekë për miligram për nikotinën e lëngshme si dhe një rritje vjetore me 500 lekë për kilogram për nikotinën në qese.

/sarandaife.al/

 

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...