AKZM Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura bën publike se në Lagunën e Butrintit gjendet dhëmbëkrapi, një specie që shërben si indikator i mjedisit ku rritet…
“Pjesajugore e Shqiperisë, laguna e Butrintit, karakterizohet nga një shumëllojshmëri popullatash të peshqve me një shkallë të lartë të endemizmit rajonal. Nga studimet më të fundit ka rezultuar prezenca në lagunën e Butrintit e Valencia letourneuxi (dhëmbkrapi), specie subendemike, e klasifikuar si CR (kritikisht e rrezikuar) sipas IUCN ne 1996 dhe e renditur si specie me perparesi te larte sipas Direktives per Mbrojtjen e Habitatit.

Pavarësisht përmasave të saj të vogla është e një rëndësie të veçantë sepse shërben si indikator I mjedisit ku rritet, ka një cikël fiziologjik zhvillimi karakteristik dhe ka një
shpërndarje të ngushtë gjeografike

Valencia letourneuxi (Sauvage 1880) është endemike në pjesen perëndimore të detit Jon dhe është raportuar në Shqiperi, vetem në lagunën e Butrintit, në qershor 2019. Speciet janë rizbuluar në një dendësi të ulet të popullsisë (vetem 11 individe të mbledhur) në përroit që ushqehet nga burimi në afërsi te liqenit të Butrintit”, publikon në faqen e vet AKZM, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura

