Në kuadër të “Trirema e Poezisë Joniane” edicioni i XV krijues nga vende të ndryshme të Ballkanit dhe të Europës, 3 ditë në Sarandë.

- Advertisement -

Shoqata e Shkrimtarëve e bashkive të jugut me qendër në Sarandë, e njohur si Klubi i Krijuesve Jonianë, ndonëse në kushtet e pandemisë globale, e ka vijuar punën e saj me veprimtari të larmishme në fusha të ndryshme të artit e letërsisë. Në këtë kuadër në datat 1 – 2 – 3 tetor organizoi Manifestin poetik ndërkombëtar “Trirema e Poezisë Joniane” edicioni XV. Pasditen e datës 1 tetor u mblodhën me krijuesit e Sarandës edhe 18 krijues nga vende të ndryshëm të Ballkanit dhe të Europës. Në krye të sallëd ku nisi takimi, krahas posterit për edicionin XV, ishte vendosur fotografia e themeluesit të kësaj shoqate krijuesit, poetit të munguar “Mjeshtrit të Madh”, Agim Mato. Në kujtim të tij nga të pranishmit u mbajt një minutë heshtje. Në fjalën përshëndetëse të këtij tubimi poetik Kryetari i Klubit të Krijuesve Jonianë, shkrimtari Pajtim Çaushi, theksoi se vëllazëria e poetë ve të globit nuk mund të pranoje përcaktorët vendas dhe të huaj pasi të gjithë mbajnë përcaktimin madhor “POET”. Ndaj përshëndetja e tij nisi me fjalët: Mirë se erdhët vëllezër shqiptarë, grekë, italianë, kanadezë, sllavë!… Ndërkohë të pranishmëve u dha Antologjia Poetike XV e botuar nga Shoqata e Sarandës me krijime të të ftuarve. Më pas nga sekretari i Klubit, poeti Dashamir Malo dhe poetja shqiptaro- kanadeze Merita Paparisto u paraqitën poezi të autorëve të ndryshëm. Një pjesë e krijuesve krijimet e tyre i interpretuan vetë. Dita e dytë e takimit iu kushtua tërësisht krijimtarisë së poetit Agim Mato, Për aspekte të ndryshme të poezisë se këtij poeti të njohur mbarëkombëtar folën krijuesit Andrea Zarballa, Alush Avduli, Irena Gjoni, Natasha Xhelili, Bardhyl Bejko, Pajtim Çaushi e të tjerë.

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...