Thirrje për aplikime – Pronar Social

- Advertisement -

-Bashkia Sarandë shpall Thirrjen për aplikime për të gjitha subjektet publike e private të cilët janë të interesuar për të fituar statusin “ Pronar Social” ne zbatim të nenit 23, pika 2 të ligjit nr.22.2018 “ Për Strehimin Social”
“Pronar Social” është çdo subjekt publik, përveç njësive të vetëqeverisjes vendore, si edhe çdo subjekt privat, që investon në banesa sociale me qira ose që disponon banesa për t’i dhënë me qira, për familjet në nevojë për strehim.
Pronari Social mbështet nëpërmjet financimeve për subvencionimin e qerasë për familjet përfituese të miratuar nga Këshilli Bashkiak
Çdo subjekt publik apo privat që disponon banesa për t’i dhënë me qira për familjet ne nevojë për strehim, mund të aplikojë pranë bashkësisë për t’u regjistruar si “Pronar Social” nëse plotëson kriteret e mëposhtme:
1. Banesa plotëson kushtet teknike dhe normat e strehimit në fuqi.
2. Qeraja e banesës nuk është më e lartë se qeraja mesatare në tregun e lirë
3. Nënëshkrimi i një deklarate që nuk do të refuzojë qiramarrës për arsye që përbëjnë diskriminim
4. Nënëshkrimi i një marrëveshje ndërmjet pronarit social dhe bashkisë që parashikon:
– Afatin e marrëveshjes që nuk mund të jetë më pak se tre vjet
– Masën e qerasë mujore dhe mënyrën e shlyerjes së saj
– Mënyrën e administrimit të pronës dhe të mardhënieve me qeramarrësin
Dokumentacioni i nevojshëm:
1. Deklaratë për shprehje interesi për të aplikuar si “Pronar Social”
2. Shprehje të dakortësisë që nuk do të refuzojë qiramarrës për arsye diskriminuese
3. Vërtetetim pronësie mbi banesën/ banesat në pronësi që jepen me qera për familjet në nevojë për strehim
4. Ekstrakt QKR-së për personat fizik/juridik
5. Fotokopje e kartes së ID
6. Adrese të saktë
Afati i aplikimeve der më 28.02.2022
Aplikimet të dorëzohen pranë zyrës së informacionit pranë Bashkisë Sarandë”, bëhet publike në faqen e bashkisë.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...