Në Bashkinë Finiq: Test i shpejtë falas me interesimin  e Ambasadës Greke në Tiranë

- Advertisement -

Diten e premte, në 22.10.2021  u zhvilluan teste falas me nismën e Ambasadës së Greqisë në Tiranë (test i shpejtë) në Bashkinë Finiq dhe konkretisht në qendrën shëndetësore të Livadhjasë dhe në oborrin e qendrës kulturore ′′Katina Pappa “. Ky aksion është pjesë e kornizës së përgjithshme të përpjekjeve të bëra për adresimin e Coronavirusit, pasi ende është pandemia. Kontrollet  e antigjenit do të kryhen edhe në banesa të tjera komunale në periudhën e ardhshme. Kryetari i bashkisë së Finiqit,  z. Kico, falënderon përzemërsisht edhe një herë Ambasadoren e Greqisë në Tiranë, Sofia Filipidou dhe Konsullin e Përgjithshëm të Greqisë në Gjirokastër z. Dimitrios Saharidis, për iniciativën e përgëzueshme, mbështetjen e shumëfishtë me materiale dhe psikosociale, në bashkinë tonë dhe veçanërisht për njerëzit në nevojë. Shënohet se mostra falas  të zbulimit të shpejtë të antigjenit (test i shpejtë) ndaj banorëve të bashkisë së Finiqit  u zhvillua nga administratorja e Njësisë Administrative të Alikos,  znj. Eleni Pappa dhe qendrës shëndetësore Livadhja.
/sarandalife.al/

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...