Ndoshta do marrin fund hallet e banorëve të Vanës (Video)

- Advertisement -

Forcat xheniere kanë mbërritur sot në Vanë të Delvinës për të çmontuar urën e shembur prej 44 ditësh.Prefekti i Qarkut Vlorë, Flamur Mamaj pohon se ndërhyrja është e vonuar, ndërkohë që çmontimi i urës së shembur dhe montimi i urës së re sipas protokollit do të zgjasë 20 ditë.

 

Kryetarja e bashkisë së Delvinës, Majlinda Qilimi thotë se gjatë kësaj kohe do të jepet zgjidhje me urën provizore. Në rast intensifikimi të rreshjeve të shiut banorët e fshatit do të detyrohen të kalojnë përmes një tjetër fshati.

 

Gjatë një muaji e gjysëm banorët e Vanës janë detyruar të kalojnë mes për mes lumit të Kalasës ose duke u kacavjerrë mbi urën e shembur, duke rrezikuar jetën dhe duke shënuar incidente.

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...