I paharrur kujtimi i Mynirit !

- Advertisement -

U nda sot nga jeta, qytetari sarandiot Mynir Xhaferi. Pas një operacioni disi të vështirë dhe një komplikacioni në zemër Myniri është larguar nga kjo jetë paraditen e sotme në Tiranë. Ai lindi në qytetin e Gjirokastrës në vitin 1954 dhe po atje kreu studimet në arsimin 7- vjeçar. Më pas ai do të vazhdonte studimet në arsimin e mesëm në Politeknikumin e naftës në Kuçovë në vitin 1973. Me përfundimin e Politeknikimit nisi punë në Ndërmarjen Shpim – Kërkimit të Naftës në Sarandë deri sa doli në pension. Ai dallohej për korrektësi dhe devotshmëri në punë. Skenat e koncerteve do të prekeshin shumë herë nga Myniri, pasi ai ishte dhe një dashamirës i këngës polifonike. Ai ishte një familjar i denjë dhe prind shembullor. Në vitet e fundit ai jetonte dhe punonte në Tiranë pranë fëmijëve të tij, Krenarit, oficer madhor i ushtrisë shqiptare dhe Oltës me profesion ekonomiste. Myniri ishte dhe një komshi e lagjar i mirë, tepër korrekt dhe i sinqertë. Familja, të afërmit humbën njeriun e tyre të dashur, kurse shokët dhe miqtë e tij njeriun që do t’ju mungojë.
sarandalife.al i shpreh familjes ngushëllimet më të sinqerta.

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...