Bashkia Finiq “përvesh” mëngët,restauron rrugët mbas shiut

- Advertisement -

Bashkia Finiq ka angazhuar grupet e shërbimeve për të rregulluar dëmet e bëra nga shirat e rënë në fillim të muajit Tetor, në aksin kryesor të saj.
Gjithashtu pritet që në javët në vazhdim të fillojnë punimet për shtrimin e pjesëve të rrugëve të brendshme që kanë nevojë për ndërhyrje.
“Grupet e shërbimeve të Bashkisë Finiq u angazhuan këto ditë tek rruga që lidh aksin kryesor me fshatin Pandalejmon, për restaurimin e rrjetit rrugor të dëmtuar për shkak të reshjeve të dendura të shiut që mbizotëruan ditët e fundit në zonë.
Grupi i punëtorëve dhe makineritë e Bashkisë, punuan në restaurimin e rrjetit rrugor, madje edhe me shtrimin e zhavorrit në vende që kishin nevojë për ndërhyrje të menjëhershme .
Duhet theksuar se, është parashikuar në planin e drejtorisë së shërbimeve, shtrimi i pjesëve të rrugëve të brëndshme të fshatit që kanë nevojë për restaurim të menjëhershëm , gjë që do të realizohet së shpejti.”, bën me dije Bashkia Finiq në Facebook.
/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...