Ndahet nga jeta në moshën 94 vjecare Xhevit Ibrahimi (Video)

- Advertisement -

Sot, në moshën 94 vjecare u nda nga jeta, Xhevit Ibrahimi.Lindi në Janjar në 18 gusht 1927. Në vendlindje Xheviti kreu edhe arsimin fillor.Në moshen 14 vjecare, kur vendi u pushtua nga fashistët, Xheviti pa hezitim si shumë të tjerë nga krahina iu bashkua lëvizjes partizane duke u inkuadruar fillimisht në Batalionin”Thoma Lula” për t’u bërë më vonë pjesë në Brigaden e 18-të Sulmuese, së bashku me vëllezërit e tij. Në vitin 1947 Xheviti si gjithē të rinjtë e moshës së tij u martua me Hasie Shero, bashkëfshatare e tij me të cilën pati katër vajza, të cilat në jetë, si bija të atyre prindërve me vlera dhe të respektuar në shoqëri, u rritën duke kultivuar në vetëvete respektin për shoqërinë dhe njeriun e punës. Pas luftës Xheviti u mobilizua si oficer në forcat e policisë në Delvinë, nga ku kaloi mandej si punonjës i Statutit në Komitetin e Partisë në Sarandë. Për një periudhë dy vjecare Xheviti ka punuar si instruktor partie në Konispol.Më pas ka punuar Drejtor i NPN-së, duke shkuar pastaj përsëri instruktor nē sektorin e Statutit në Komitetin e Partisë në Sarandë. Njëherësh Xhevit Ibrahimi ka qenë anëtar i Shoqatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Clirimtare, Sarandë. Xhevit Ibrahimi tërë jetën u rrethua nga dashuria e katër vajzave të tij, Nazos, Besnikes, Bedries, Dolorezës por edhe nga 8-të nipër e 2-dy mbesa.
Pak vite më parë, Hasua, bashkëshortja e tij u largua nga jeta, por atij i mungoi shumë ndërsa nuk u ndje asnjëherë vetëm pasi u rrethua nga dashuria e vajzave e nipërve e mbesave të tij.
I paharruar kujtimi i Tij. Sarandalife u shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Ibrahimi për humbjen e njeriut të tyre të shtrenjtë!

 

 

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...