Lufta në Ukrainë. Kryeministri Rama njofton konferencë të jashtëzakonshme pas Samitit të NATO-s. Publikon edhe foton që po bën xhiron në rrjetet sociale

- Advertisement -

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një konferencë të jashtëzakonshme, pas pushtimit që Rusia i bëri Ukrainës, luftë e cila sot ka hyrë në ditën e dytë. Kreu i qeverisë shqiptare thotë se pas samitit të jashtëzakonshëm të NATO-s, në orët e mbrëmjes do të zhvillohet një konferencë e jashtëzakonshme për shtyp.
“Pas Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s që do të mbahet gjatë ditës, do të zhvillojmë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në orët e mbrëmjes, në varësi të përfundimit të Samitit”, shkruan Rama në Facebook, ndërsa poston edhe foton që po bën xhiron e botës, ku duket një person, i cili mban në dorë një pankartë me shkrimin: “Unë jam rus, më falni për atë që ka ndodhur”.
Rama me heret ka denuar sulmin ne Ukraine: “Ne bashkohemi me NATO dhe aleatët e BE në dënimin e ashpër të agresionit të Rusisë. Mendimet tona janë me popullin ukrainas”.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...