Ndahet nga jeta kino- operatori delvinjot, Dilaver Lato

- Advertisement -

Në orët e vona të së hënës, pushoi së rahuri në moshën 85 vjeçare zemra e  Dilaver Latos(Bajo). Ai lindi në vitin 1935 në qytetin e Delvinës. Dilua, kështu i flisnin delvinjotët në rininë e tij, është aktivizuar në veprimtaritë kulturore artistike të qytetit, si në komplekse, kore artistike apo në estrada të shumta, që bëheshin atëherë duke debutuar si një aktor shumë i mirë.

Buzëqeshja, ëmbëlsia, paraqitja, interpretimi i tij tërhiqnin vëmëndjen e artdashësve delvinjotë. Por jo vetëm kaq Dilua ka qenë i aktivizuar edhe me skuadrën e futbollit te Hidrocentralit të Bistricës dhe më pas me skuadrën e qytetit përkrah futbollistëve të tjerë si, Kristaq Mara, Turabi Bajo, Spiri Dino, Spiro Xhimo. etj.

Por ajo që ka mbetur në kujtesën e delvinjotëve është puna e tij si operator kinemaje, ku shfaqte filmat në kinoteatrin e ri të Delvinës. Ai ishte i vetmi argëtim vizual në celuloid për delvinjotët dhe Dilua e ka kryer më së miri këtë detyrë. Ishte interesimi i tij që delvinjotët ndiqnin në ekranin gjigand të kinemasë, filmat e fundit që dilnin, të cilat ai i siguronte me dëshirën dhe përpjekjet e tij. Kinemaja e dytë që shfaqte filmat pas Tiranës, ishte ajo e Delvinës, meritë e kinooperatorit të famshëm delvinjot Dilaver Lato(Bajo). Ishte po merita e tij në freskimin e aparaturave sa më moderne të transmentimit të filmave. sarandalife.al i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të tij.

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...