Mexhid Mehmeti, poeti dhe shkrimtari nga Presheva: “Dashuria e parë poezia”…

- Advertisement -

Edhe Mexhid Mehmeti poeti dhe shkrimtari nga Presheva, që kohët e fundit banon në Prishtinë, ishte pjesëmarrës në Manifestimin poetik ndërkombëtar “Trirema e Poezisë Joniane” edicioni XV. Krijimtaria e tij letrare ka një gamë të gjerë artistike, ku përfshihen, poezi, prozë,tregime, novela, romane, drama. Ndërkohë që vitet e fundit në krijimtarinë e tij kanë zënë vënd edhe krijimet për fëmijë, duke qënë mjaft i suksesshëm me 10 romane. Për Maxhidin dashuria e parë ka qenë poezia për të rritur, ku në 1965 botoi poezinë e parë, ndërsa në 1977 librin e tij të parë për të vazhduar më vonë me botimin e librave ” Frymëmarje”, “Lumja”. Në krijimtarinë e Mexhid Mehmetit përfshihen 8 përmbledhje me poezi, katër drama,shtatë romane për të rritur, dy për fëmijë, njëri tre vëllimesh, kurse tjetri shtatë vëllimesh, “Ecejaket e Hero Lindit”, i pari i këtij lloji në Kosovë në letërsinë për fëmijë, i cili është pritur shumë mire nga kjo grupmoshë dhe nga shoqata e shkrimtarëve të Kosovës u shpall libri më i mirë i vitit. Mexhid Mehmeti përveç medaljeve që ka marë nga institucione të ndryshme ai veçon vlerësimin nga – ish Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi “Medalja Presidenciale për merita në fushën e letërsisë” dhe vlerësimi nga – ish Presidenti Bujar Nishani me titullin “Naim Frashëri”.

 

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...