Kujtimi i dëshmorëve për clirimin e Sarandës mbahet gjallë edhe pas 77 vitesh ( VIDEO )

- Advertisement -

Sot është dita që të gjithë bashkë t’u shprehim nderimin tonë të thellë luftëtarëve të Brigadës së 12, 14 dhe 19 të Ushtrisë partizane, të cilët më 9 tetor të vitit 1944 çliruan Sarandën nga pushtuesit gjermanë. Sot është dita të përkulemi para kujtimit të 14 dëshmorëve të Atdheut, që ranë heroikisht në betejën për çlirimin e Sarandës.
Të kujtojmë me nderim luftëtarët e kompanisë parashutiste të Forcave Mbretërore Britanike, të cilët luftuan për çlirimin e Sarandës, krahas partizanëve shqiptarë,të përkulemi para kujtimit të 6 ushtarëve britanikë që dhanë jetën për çlirimin e qytetit dhe të cilëve Saranda dhe gjithë Shqipëria u janë përjetë mirënjohës.
Çlirimi i Sarandës dhe një ditë më vonë edhe i Delvinës, janë meritë e Brigadave të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare, aleate e denjë e Ushtrisë së Kuqe, Marinës dhe Flotës Amerikane, Marinës e Ushtrisë Britanike.

Për çlirimin e Sarandës luftuan krah për krah partizanët shqiptarë e minoritarë grekë, italianë, anglezë e asirianë. Beteja për çlirimin e Sarandës është një simbolikë e fuqishme e frymës internacionaliste, e cila frymëzoi antifashistët nga katër anët e Globit.
Në këtë koalicion të fuqishëm, i ka rrënjët aleanca e natyrshme e sotme e Shqipërisë me Shtetet e bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian dhe gjithë botën e qytetëruar e demokratike.

Vlerat e antifashizmit, progresit dhe të lirisë përbëjnë rrënjët e Shqipërisë së sotme demokratike.
Luftimet për çlirimin e Sarndës, u zhvilluam më 8-10 tetor 1944, nga ana e dy batalioneve të Brigadës se XII dhe XIV, si dhe e ushtarëve anglezë, që kishin zbarkuar në Kakome dhe Borsh në shtator. Ishte nderhyrja e forcave partizane në pyllin e Brodanit, që shpëtuan nga asgjesimi i plotë, i trupave angleze, që filluan të lëviznin në segmentin rrugor Kakome – Nivicë. Forcat gjermane ishin të përqëndruara në Lëkurës dhe kodrën e Manastirit, Vromero dhe Shenjan. duke bllokuar Qafën e Gjashtës. Në datën 8 tetor, forcat partizane goditën forcat gjermane në kodrat e Vromeroit, në Qafën e Gjinos, deri në Vrion me qëllim bllokimin e rrugës automobilistike Sarandë – Delvinë. Natën e 8-9 tetorit u zhvilluan fuftime në urën e Shën Janit, mbi lumin Kalasë, të cilën armiku e kaloi me vështirësi. Në datën 9-10 tetor artileria angleze godet armikun në Manastir, ku shkatërron dhe muret e tij. Luftimet më të ashpra u zhvilluan në Qafën e Gjashtës, ku gjermanët kishin dhe pikën më të fortifikuar. Në këtë vënd u zhvillua një betejë e ashpër ku luftonin partizanët e batalionit të parë të Brig. XIV dhe të Brigadës së XII. Gjermanët u deryruan të braktisnin pozicionet e luftimit dhe Sarandën duke lënë të vrarë 50 ushtarë dhe robër 150, së bashku me një oficer madhor. Nga forcat partizane ranë dëshmorë 14 partizanë dhe u plagosen 11, prej tyre. Kjo datë ka hyrë në histori si Dita e çlirimit të Sarandës nga pushtuesit gjermanë dhe si e tillë kujtohet me respekt sot pas 77 vitesh dhe do të kujtohet përherë nga brezat që do të vinë.

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...