Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj ka humbur motrën e tij, si pasojë e infektimit nga Covid-19.
Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë ai përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar një foto të motrës.
Sakaq, Agroni ka treguar edhe vuajtjet që ajo ka kaluar deri në ndarjen nga jeta.
“Motër moj! Bardhë moj! Pse na e vrave shpirtin?! Sa emër të bukur që kishe moj motër por fatin jo…,Covidi i pa besë ta preu jetën në mes .Sa vuajte moj shpirt, sa lëngove moj motër.
Në mëngjes kur folëm më the “jam mirë por kam ftohtë !”Ah pse s’mu ankove njëherë moj zemër,ah!!! Ike motër, ike…, jemi të pafuqishëm para fatit që na ka caktuar Zoti ! Lamtumirë motra ime! Lamtumirë o shpirt ! Më fal por s’munda ! Qofsh e Zotit, e parajsës siç vet zemrën kishe!”, ka shkruar aktori krahas fotos.
/sarandalife.al/