Masakrohet familja shqiptare , dyshimet janë për…

- Advertisement -

Katër anëtarë të një familjeje shqiptare janë gjetur të vdekur në zonën e Andravidës në Ilia. Informacionet e para nga mediat lokale për masakrën, raportuan se babai vrau gruan , dy fëmijët e vegjël dhe më pas u vetëvra! Megjithatë, burime të tjera policore thanë se krimi po konsiderohej nga ish-bashkëshorti i gruas , i cili vrau çiftin dhe dy fëmijët e tyre të vegjël, duke lënë të gjallë të tijin, rreth 11 vjeç, i cili ishte fëmijë i martesës së tij të mëparshme me viktimën.

Vendasit raportuan se fëmija më i madh i familjes nuk ishte në shtëpi kur ndodhi vrasja. Por ishte ai që  gjeti në shtëpi vëllezërit e tij të vegjël dhe nënën e tij të gjakosur. Sipas raportimit të mediave greke dy fëmijët e vdekur, një dhe dy vjeç janë gjetur brenda shtëpisë. Në oborrin e shtëpisë, babai dhe nëna u gjetën në një pellg gjaku, ku babai kishte një thikë në qafë. Sipas dëshmisë së një gruaje, fëmija ka qenë ai që ka gjetur vëllezërit e motrat dhe nënën e tij të gjakosur. Konkretisht, fëmija kapi vëllanë e parë të vogël që pa përballë dhe e tërhoqi zvarrë në rrugë dhe në kishë për të kërkuar ndihmë! Dy fëmijët u transportuan në qendrën mjekësore por fatkeqësisht ishte tepër vonë. Hetimet vijojnë për zbardhjen e ngjarjes ndërsa është në kërkim ish bashkëshorti i gruas.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...