Manastirliu: Mbërrijnë 117,000 doza Pfizer, Të vendosur të garantojmë vaksinat falas për çdo qytetar

- Advertisement -

“Sapo mbërritën 117,000 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë prej 500 mijë dozash që do të vijnë brenda vitit.

2,379,960 Vaksina kanë mbërritur deri tani, për të vijuar vaksinimin anticovid, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

Jemi të vendosur të garantojmë vaksinat falas për çdo qytetar, deri në fund të përballjes me pandeminë.” ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në Facebook.

Ndërkohë vijon vaksinimi masiv në pikat e përqëndruara te vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet në kuadër të aksionit kombëtar ” Derë më derë”.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,836,856 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 857,201 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antiCOVID. Ditën e dielë, datë 17 tetor, janë kryer 2086 vaksinime në të gjithë vendin.

Vaksinimi është i hapur dhe të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën e tyre shëndetësore, në poliklinika ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, çdo ditë, nga 08:00-20:00, për të kryer vaksinën antiCOVID.

Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,262,960 vaksina antiCOVID.

/sarandalife.al/

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...