Aksioni i Ministrisë së Ballukut zbulon biznese me “linjë të dytë” të furnizimit me energji elektrike

- Advertisement -

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës, me në krye Balinda Ballukun ka ndërmarrë një aksion për zbulimin e “linjave të dyta” të furnizimit me energji elektrike nëpër biznese dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit janë zbuluar rreth 50 raste që po gjykohen për këtë vepër penale.

“Vjedhja e energjisë elektrike është krim dhe konsiderohet në Kod “vepër penale”

Në bashkëpunim me #Policinë e Shtetit janë zbuluar dhe proceduar nga #OSSH mbi 50 raste.

Mes tyre, me dhjetëra janë biznese, ndërsa forma më e përdorur është furnizimi me “linjë të dytë”.

Denonco vjedhjen:

𝗢𝗦𝗛𝗘𝗘 𝟬𝟰 𝟰𝟰𝟬 𝟭𝟰𝟭𝟰

𝗣𝗢𝗟𝗜𝗖𝗜𝗔 𝟭𝟭𝟮 “, bën thirrje Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës në Facebook.

Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike, dëmtimi i matësit, si dhe çdo ndërhyrje tjetër e paligjshme dhe e paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik ose rrjetin telefonik, e kryer me qëllim përfitimi të paligjshëm, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet. 

Kur kjo vepër penale kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë, ose nga përdoruesit jofamiljarë të energjisë elektrike ose të rrjetit të shërbimit telefonik, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

/sarandalife.al/

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...