Liqeni i Butrintit, i vetmi liqen në Botë me dy kate

- Advertisement -

Liqeni i Butrintit ka orgjinë tektonike.Eshtë i vetmi liqen në botë me dy kate.Nga sipërfaqja deri në 8 m thellesi ka jetë.

Lidhet me detin me një kanal 2500 m që quhet kanali i Vivarit.

Deri në vitin 1958 furnizohej nga ujërat e dy lumenjve, Bistrica dhe Kalasa.

Liqeni ka një sipërfaqe prej rreth 16,3 kilometra katrore, thellësia mesatare 14 metra, kurse thellësia maksimale 21 metra. Eshtë 7.1 kilometra i gjatë dhe deri në 3,3 kilometra i gjerë.

Liqeni i Butrintit dhe zonat e lagështa përreth tij mbrohen nga Konventa Ramsar.

Në zonat përreth liqenit të Butrintit jetojnë 14 lloje kafshësh, që janë vlerësuar si të rrezikuara nga shfarrosja. Numri i zogjve arrin në 246, janë numëruar rreth 25 lloje reptilëshe, 10 lloje amfibësh. Krahas tyre është vërtetuar që jetojnë dhe rreth 105 lloje peshqish dhe 39 lloje gjitarësh.

Që prej vitit 1968 në liqenin e Butrintit kultivohet rritja artificiale e midhjeve të zeza të detit (Mytilus galloprovincialis).

Shpesh kur ulet niveli i oksigjenit në ujë, shpërthejnë gazra sulfurore helmuese, që shkaktojnë katastrofa ekologjike.

Ngjitur me liqenin në vëndin e quajtur “Harta”, ndodhet resorti turistik “ Shtëpia e midhjes”.

Në shk.XIX gjuetarë anglez vinin nga Korfuzi për të gjuajtur në Liqenin e Butrintit.

Liqeni lidhet me një kanal me një liqen tjetër që quhet “Liqeni i Rrëzës”, ose “Liqeni i Bufit”, i gjatë 2 km dhe i thellë 1m.

Përgatiti Vladimir Kodhelaj

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...