Lamtumirë Bardhyl Xhama, Mësuesi i Merituar ( Nga Feksor Shkurti)

- Advertisement -

 

JETSHKLRIMI I INTELEKTUALIT TE SHQUAR FTERJOT, SHKRIMTARIT DHE “MESUESIT TE MERITUAR” TE PA HARRUATIT TONE BARDHYL lAME XHAMA

Bardhyl Lame Xhama: -Mësues i Merituar, shkrimtar, punonjës shkencor, gazetar, intelektual i shquar fteriot.

Bardhyli ka lindur në Fterrë më 30 qershor 1933 dhe rrjedh nga njё fis e familje e nderuar dhe me tradita partiotike e arsimore dhe kulturore. Si i biri i “Mёsuesit tё Popullit” Lame Xhama, edhe Bardhyli do tё ecte nёn shembullin dhe gjurmёt e babait tё tij, dhe me vullnetin, mёnҫurinё dhe talentin e tij, u bё jo vetёm njё edukator e mёsues i nderuar, me titullin “Mёsues i Merituar” por edhe njё shkrimtar e gazetar i talentuar dhe i suksesёshёm.
Arsimin fillor ai e kreu në vendlindjen e tij nё Fterrё, ndërsa shkollën 7-vjeçare dhe shkollën e mesme pedagogjike i përfundoi me rezultate të shkëlqyera në Gjirokastër në vitin 1953. Qysh gjatë shkollës fillore ai tërhiqte vëmendjen e mësuesve dhe të shokëve jo vetëm si një nxënës i dalluar në klasë, por shquhej për shkathtësi të veçantë. Në shkollën shtatëvjeçare në Gjirokastër emri i tij ishte në tabelën e nderit dhe ndër të parët, që i jepej fleta e nderit. Ai ishte nё tё gjitha lёndёt me notёn “shumë mirё”. Ai vlerёsim as që bëhej fjalë dhe nuk ishte e lehtë qё të ishe i pari ose ndër të parët në klasën e tij, sepse kishte disa nxënës gjirokastritë qё ishin shumë të zotë. Bardhyli qysh nё moshёn e re studentore, dallohej pёr shkathtёsinё e tij dhe sidomos në lodrat dhe aktivitetet sportive tё cilat i pёlqenin shumё.Ai gjithmonë e mbi të gjitha ka ditur të krijojë një atmosferë gazmore e miqёsore me shokët, me fjalën e tij të mënçur, me humorin e këndshëm, me kulturën e gjerë dhe shpirtbardhësinë e tij. Ai kurdoherë dhe në çdo rast ka qenë i dalluar dhe i talentuar në të gjitha drejtimet, pasi ka qenë shumë i zoti jo vetёm në mësime e studime kur ishte nxënës dhe student, por dhe gjat gjithë jetës së tij. Por ai kishte edhe aftësi të tjera të shumta, pasi luante në teatrin e shkollës, por veҫanёrisht ai pati një shkëlqim të veçantë edhe si sportist. Ai ndiqte rrethin letrar dhe atje mori shtysat si shkrimtar i njohur i sotshëm, në letërsinë për fëmijë. Ai sot është nga shkrimtarët më të njohur të kësaj letërsie.

Pas përfundimit të studimeve emërohet mësues matematike në gjimnazin “Asim Zeneli” në Gjirokastër. Qysh nga viti 1954 deri më 1959, punon si mësues në arsim në Delvinë e më pas zëvendësdrejtor e drejtor shkollёn tetëvjeçare dhe në gjimnaz. Gjatë kësaj periudhe kryen studimet me korrespondencë në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë. Nga viti 1959 gjer në vitin 1964 punon në Sarandë si inspektor arsimi dhe nga viti 1964 deri në vitin 1969 ka punuar në detyrën e drejtorit të gjimnazit “Hoxha Tahsin” të Sarandës.
Në vitin 1969 ai transferohet në Tiranë si redaktor e më pas sekretar kolegjiumi i gazetёs “Mësuesi”. Në vitin 1981 emërohet zëvendësdrejtor në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor dhe më 1982 fillon punën si shef sektori për gjuhën dhe letërsinë në Institutin e Studimeve Pedagogjike.
Në vitin 1989 Bardhyli si intelektual i shquar dhe si mёsues i merituar del në pension, por aktiviteti i tij jetёsor e sidomos si shkrimtar, nuk mbaron kёtu. Prodhimtaria e tij si shkrimtar e sidomos si shkrimtar pёr fёmijёt dhe pёr librat me rrёfenja dhe fabula, ndoqёn njёra tjetrёn dhe u ai bё njёri nga autorёt e preferuar dhe tё veҫantё tё shtёpisё botuese “Toena” e cila ka botuar shumicёn e librave tё tij si dhe 3 vёllime me rrёfenja.

Si mësues e kuadër në arsim është shquar për përgatitje të lartë shkencore, metodike e drejtuese. Si gazetar e studiues ka shkruar me qindra shkrime e studime shkencore pedagogjike. Si shkrimtar ka botuar 11 libra artistikë për fëmijë, romane, novela, vëllime me përralla, vëllime me rrëfenja etj. Tetë nga veprat e tij janë nderuar me çmime në konkurset kombёtare të letërsisë për fëmijё e të rinj. Ndёr librat e romanet kryesore tё shkrojtura prej tij mund tё pёrmendim ;
Lejleku me akullore, Pёllumbi me fjongo të kuqe, Tre vёllezerit, Tёrfili me katër fletё, Zhytёsit e vogël, Zjarrfikёsi i pyllit, Shpëtuar nga kafazi, Pёrrallat e detit, Shtëpia pa libra, si trupi pa shpirt, Ekspedita e kaltёr, Mikeshat e pёllumbit, Guri i rёndё nё vend tё vet, Nё kthetrat e piratit, Pse qau delfini, Gota e lumturisё, Dora me baltё si buka me mjaltё etj.
Bardhyli ka shkrojtur mbi njëqind përralla e tregime nё organet e shtypit, pjesë për teatrot e kukullave, radiotregime e teletregime, radionovela, skenarë dokumentarësh televizivë etj. Ai ka dhënë ndihmesë të veçantë në shoqatën mbarëkombëtare të “Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj”, si nënkryetar i saj për një kohë të gjatë. Bardhyli nuk është vetëm një shkrimtar i talentuar, por edhe një shpërndarës dhe dhurues i librit dhe romanit, arsimit e diturisё tek tё gjithё shokёt, miqtё, dashamirёt dhe sidomos tek fёmijёt.
Por Bardhyl Xhama mbetet edhe njëri nga aktivistët e shquar edhe në veprimtarinë e “Parlamentit” të fteriotëve në Tiranë, ku prania e tij, fjala e tij, shakatë dhe humori i tij nuk kanë munguar asnjё herë dhe ju jep lezet e kuptim të bukur dhe frytdhënës takimeve me komunitetin fteriot. Gjithashtu ai nuk ka munguar asnjёherё nё takimet dhe festat e komunitetit fteriot si nё Tiranё, Sarandё dhe nё Fterrё ku ka mbajtur edhe kumtesa, pёrshёndetje dhe fjalime tё bukura e tё mёnҫura.
Botimin qysh nё numrin e parё tё gazetёs “Fterra jonё”, ai e priti dhe e pёrshёndeti me fjalёt e zemrёs dhe shpirtit tё tij tё madh, tё bukur dhe bujar. Ai ёshtё sponsorizuaes i disa numrave tё saj si dhe ёshtё anёtar i bordit dhe bashkpunёtorёve tё ngushtё tё saj. Nё numrat dhe faqet e kёsaj gazete janё me dhjetra e dhjetra shkrime, artikuj e rubrika tё shkrojtura nga mendja dhe dora e tij.
Bardhyli shquhet edhe për dashurinë tij të pa shteruar për vendlindjen e tij, për Fterrën e tij të dashur ku u lind dhe u rrit. Për ta mishëruar respektin, patriotizmin dhe dashurinё e tij për fshatin e vet, në qershor të vitit 2019 ai i fali bibliotekës së fshatit mbi 700 libra e botime të bibliotekës së tij personale. Ai ishte një i pa parё deri nё atё periudhё, njё veprim sa i mënçur e dashamirë aq edhe bujar dhe human. Me tё drejtё biblioteka e Fterrёs ka marrё emrin e tij dhe quhet Biblioteka “Bardhyl Xhama”.
Për punën e tij të pa lodhur edukuese si mёsues dhe nëpunës i administratës së shtetit, por edhe si shkrimtar, Bardhyli ështё nderuar me shumë urdhëra e medalje të ndryshme dhe titullin e nderuar “Mësues i Merituar”. Pёr tё gjitha kёto vlera tё shumta tё tij Bardhyl Xhama radhitet ndёr tё parёt intelektualё tё shquar fteriot dhe gёzon respektin, nderimin dhe dashurinё e tё gjithё komunitetit fteriot dhe shokёve e miqve tё tij tё shumtё nё shkollё, nё punё dhe nё jetё.
Bardhyli ynë i dashaur dhe i pa harruar u nda nga jeta me 11.12.2022, por emri, vepra dhe kujtimet e shumta që ai na ka lënë janë e do të mbeten të pa harruara në mendjet e zemrat e gjithë fterjotëve të tij si gjithё miqësisë e shoqërisë së madhe të Tij.
I pa harruar qoftё emri dhe kujtimi i Tij

sarandalife.al i shpreh familjes së të ndjerit ngushëllimet më të sinqerta

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...