NJË RISI NË NJË VEPRIMTARI PËR PROMOVIMIN E LIBRIT

Ishte një veprimtari me vlerë qe solli risi në promovimin e librave të poetit ,shkrimtarit dhe publicistit Panajot Boli me temë ‘Lirika poetike e AnëBistricës në vargjet e poetit Panajot Boli’. Dhe kjo fal strukturës të mireorganizuar nga moderatori, aktori i madh Karafil Shena me një bashkëpunim me stafin pedagogjik dhe nxënësit e shkollës , nje pjesmarrje kolegesh, miqsh, krijuesish te Panajotit, qe folen per vlerat e krijimtarise se tij.
Pjesmarrja e autoriteteve vendore te Bashkise Finiq, ndihma e tyre , flet per autoritein dhe mbeshtejen qe gezon Panajoti ne Komunitet dhe Bashki.Ishte një bashkëpunim i frytshëm për të realizuar këtë veprimtari mes Drejtorisë se Kulturës ,ZA Finiq-Dropull me shkollën 9-vjeçare Mesopotam Të pranishëm perverç njerezve të artit , kolegë gazetarë, poetë, shkrimtarë dhe mesues e nxënës, ishte edhe kryetari i Bashkisë Finiq Kristaq Kiço. Përmes një moderimi mjaft elegant,nga aktorii mirënjohur, Karafil Shena,veprimtari morri udhë, jashtë korrnizave standarte,pa fjalime e pompozitete zyrtare.Mikrointervista,me secilin që donte të fliste,recitime të krijimtarisë nga nxënësit pasionant të letërsisë për mësuesin e tyre.
Thanas Dino dhe Ëngjëllush Serjani,dy miqtë dhe kolegë qe kishin ardhur nga Gjirokastra,enkas për të asistuar e për të folur, vlerësuan mjaft të arrirë dhe të pjekur për krijimtarinë dygjuhëshe të Panajot Bolit, me poezi me një lirikë mjaft të ndjeshëm qe e ndeshim rrallë në poezinë e sotme. Nder të tjera Engjell Seriani tha ‘’Panajot Bolin e kam njohur gazetar, por ai mbetet poet. Poet që ka ndjenjë, shqetesim e metaforë brenda arsyes. Poezia e tij është e shoqëruar me një “kurth” mençurie. Poet me një infrastrukturë poetike me dy korsi gjuhesore shqip dhe greqisht’’ndersa poeti i talentuar Hekuran Halili nënvizoi:’’…mbetet nje nga penat me te bukura e me te pelqyera te brigjeve te Bistrices, Orfeu u saj.’’
Biseda e ngrohte , me shtrirje në vite e ndodhi në mbyllje te aktivitetit, ishte mjaft mbreslenese! Për krijimtarinë dhe arritjet poetike të poetit folen edhe Shkelqim Hajno, Vngjel Papakristo, Panajot Zoto, Ziso Lluci. Vangjellaq Xhaferi, sekretari I Bashkisë si dhe Shefja e Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë Finiq, Katerina të cilët vlerësuan arritjet e poezisë së tij dhe dy të fundit.sollen,angazhimin e strukturave të institucionit të kryetarit,për të mbështetur nisma të tilla që synojnë gjallërimin e jetës artistike e kulturore të komunitetit të banorëve të zonës së Finiqit
Kryebashkiaku Kristaq Kiço,do të falenderonta autorin për mundësinë që i jep ,her pas here,të qëndroj pranë krijuesve ,jo vetëm me dashamirësinë e tij,por duke mbështetur lëvizjen artistike në teritorin e Bashkisë që drejton prej gati katër vjetësh. Risia e veprimtarisë ishte se u bë një nderthurje me një panel artistesh,publicistesh, poetesh intelektualesh me strukturat e pushtetit vendor, përgjegjesit e seicilit, nga pozicionet qe ka seicilit gjithmonë e lidhur me krijimtarinë, mesazhet dhe kërkësat qe dalin duke diskutuar krijimtarinë e poetit Panajot Bolit
“Lotet e hardhisë” dhe “Το μυστικό του ήλιου” përmbledhje me poezi, rendin në gjurmët e dikurshme duke na sjellë me plot mirësi jetën në vargje.. Gjithkush mund ta gjejë veten në vargjet e tij të ndiera që tejcojnë vërtetësi dhe mirësi motive nga vendlindja, fëmijëria, ëndrrat që nuk ndalen asnjëherë, ashtu si krijimet dhe botimet e tij.
Një spektakël poetik i nxënësve të shkollës së Mesopotamit me poezi nga librat e authority elektrizoi të pranishmit dhe la mbresa të pashlyera për një aktivitet ndryshe nga të tjerat
Në fund pershendeti të pranishmit autori i vargjeve lirike , Panajot Boli. Nga të
pranishmit kjo veprimtari u vlerësua si e veçantë me plot mesazhe dhe risi për veprimtaritë e ardhshme.
+2

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...