LAMTUMIRË ARISTIDH BUZI… Nga Zaho Vasili

- Advertisement -

Shok, miq, intelektual që e kanë njohur dhe kanë punuar bashkë me biblotekarin e famshëm, unikal në rajonin e Jugut të vëndit Aristidh Buzin, nuk rreshtin së shkruari kujtimet e tyre  për të. Sot do të publikojmë kujtimet e poetit Zaho Vasili i cili ka punuar për 25 vjet së bashku me Aristidhin.

Kur mora vesh lajmin e hidhur, për një çast heshta se nuk e besova, pastaj më dolën fjalët:Sa shpejt! E dija që vuante nga zemra. Pastaj ndjeva dhimbje jo vetëm se iku shpejt, por se në këto vitet e tranzicionit ai ishte në Greqi dhe nuk u takuam asnjëherë. Unë jam një nga shokët e afërt të Aristidhit dhe do hedh ca fjalë zemre për kujtimin dhe punën e tij të ndritur sepse ai ishte njeri i jashtzakonshëm.

   Do hedh ca nga shumë kujtime që kam me të si shok që i jam mirënjohës, por dhe ai si shok që ishte mirënjohës ndaj meje.

  Njeriu i parë që njoha kur erdha në Sarandë ishte Aristidhi, sepse mua më ra fati që temën e diplomës në Institutin e lartë të larteve ta kisha për bibliotekën e Sandës, tempullin e dijes, që me të vërtetë ai e bëri të tillë. Unë punova me te një muaj rresht dhe që në fillim dallova anët e mira të këtij njeriu të dashur.

   Një burrë  me shtat mezatar,  i hollë me fytyrë të hequr por të hijshme, me flokë të bukur dhe shumë të dredhur, që ishin bërë streha e lapsit,i cili nuk e linte në tavolinë, por e ngjeshte në flokët e dëndur.

  Aristidhi ishte nga fshati Klishar i Dropullit të sipërm.Në fillim erdhi në Sarandë vëllai i tij i madh, Lani, pastaj Aristidhi që këtu mbaroi  fakultetin e Histori filologjisë me korespodencë.Filloi punë në bibliotekën e qytetit.Në saj të punës sëtij të shkëlqyer u bë dhe drejtor më pas për një kohë të gjatë.

   Ai e ngriti bibliotekën midis të parave në rang kombëtar, emri i tij ishte shumë i njohur në Bibliotekën kombëtare.Pasi erdha dhe unë në Sarandë fillova punë në Bashkimet profesionale të atëhershme dhe për dekada të tëra bashkëpunuam.

   Do të përqëndrohem në disa detaje për të nxjerrë karakterin e mrekuullueshëm të tij.

   Nuk e di si ra në dashuri me gruan që mori nga Leshnica. Krahas “njollës” së tij në biografi, ju shtua dhe ajo e gruas.Duhet theksuar se një njeri me “përbërje të keqe” arrin të punojë në vënde të rëndësishme, kjo në saj të punës së tij titanike,si njeri i aftë profesionalisht. Ai qe njeriu më i kërkuar në Sarandë nga ndërrmarrjet e atëhershme.  Kudo ishte Aristidhi me aktivitetet e tij të larmishme.

    Ai kishte një bagazh të madh dijesh, ishte i ditur, i kulturuar e poliedrik, ishte njeri me fantazi të madhe, çdo gjë që krijonte ishte e re dhe të vinin në mendimë aktivitetet e tij.

  Një herë se ku e mori vesh se në spital ishte shtruar një person i sëmurë me depresin, i kishin mbyllur derën e ballkonit se mos bënte ndonjë të pabërë.

   Mori librin e Ostrovskit që fliste për dashurinë e madhe ndaj jetës dhe i shkoi në spital.Nuk të erdha me gjëra , – i tha po të kam sjellë gjënë më të madhe, këtë libër.Fillo ta lexosh se do të kënaqesh.Ai duke u marrë me librin, nuk i shkoi më mendja të hidhej nga ballkoni.

   Punën me librin ai e kishte pasion të rrallë, i shpinte ato tek specialistët e ndryshë, në shqip dhe gjuhë të huaj.Do ta gjeje dhe  në kompleksin e lopëve te mjelsja e dalluar Hava Çukari, kudo ku kishte njerëz të dalluar në punë.

   Një herë drejtuesi më i lartë i partisë në qytet, në mbremje shkoi në bibliotekë dhe i kërkoi një libër.

  -Pse nuk ka drita këtu, – e pyeti.

  – Nuk e di , -ju përgjegj

  -Më duhet një libër, por do vij nesër.

  – Ma thoni titullin , – i tha dhe u nis në terr.Gjeti raftin ku ishte libri, syzen brenda raftit dhe me duar, sepse ai librat i dallonte që nga format.Kur ja solli ai mbeti i habitur.Aristidhi çdo gjë në bibliotekë e kishte bërë me duart e tij dhe dinte gjithçka përmendësh.

   Kur mori vesh që u dogj biblioteka në vitin 1997, më thanë se i ra infrakt.

   Bashkëpunimi me të ishte i frytshëm. Bëmë disa seminare kombëtare për librin së bashku.Në një seminar kombëtar për jugun, na duheshin portrete të shkrimtarëve.Ato nuk ti bënte kush, por ai e kishte gjetur zgjidhjen. Në projektorin që kishte fuste foton e hidhte  në mur ku kishte vendosur kartonin pastaj e vizatonte.Atë natë punuam deri në mesnatë deri sa mbaruam dekorin të cilin të nesërmen e vumë sipër mbi autobuz për të shkuar në Butrint.Te kthesa e kanalit të Cukës, dekori shkëputet nga makina dhe bie në kanal.Doli i tmerruar dhe vraponte aq sa unë nuk e harrija dot.Kur dekorin nuk e gjetëm e pashë të zverdhur.

-Cfarë ke i thashë, do bëjmë dhe pa të.

-Për dy arsyje se pari ju prish bukuria seminarit, por dhe e dyta, po sikur ta marrin vesh do forcohet “njolla” ime në biografi. Ai rronte me frikën në palcë.Unë qesha me të madhe, i hodha dorën në qafe dhe i thashë ti hiqte nga mendja ato mendime.

Kur unë u largova nga shtëpia e kulturës për të shkuar në ish komitetin ekzekutiv mu lut ta ndihmoja të vinte në sektorin e kulturës masiv, një vënd ku propagandohej puna dhe koha e atëhershme, sepse ka rrogë më të mirë, më tha.

   Këtë ja bëra present eprorit tim, por ai kundërshtoi për biografinë e tij.

   -Mund të mos duan ata të partisë më tha.

   -Po ai ka punuar në bibliotekë, në vendin më delikat ku kishte libra të rezervuar në një fond të veçant e jo këtu i thashë.

Triumfoi ky mendim dhe ai shkoi duke  qenë shumë mirënjohës.Ngaqë punonte shumë, nuk mendonte për librezën e punës.Kur iku në Greqi dhe mbushi moshën e pensionit i duhej.Dërgoi bashkëshorten tek mua që isha drejtor i qendrës kulturore dhe kisha regjistrin e punonjësve, ja përgatita dhe sërish ishte shumë mirënjohës.

   Ai ishte njeri i butë, i dashur, i folë, i qeshur, sakrifikonte për punën dhe shokët, nuk prishte kurrë fjalë me njeri.Në fillim kur erdhi në Sarandë banonin në një hyrje të madhe dy familje, tjetra ishte e aktorit Jorgo Nano, tip shpërthyes që nuk duronte shumë.Por në saj të tipit të Aristidhit ata për një kohë të gjatë shkuan bashkë dhe shumë mirë me njëri tjetrin, deri sa Jorgua mori shtëpi të re.

   Ai kishte dhe anën humoristike të tij.Një  herë punon në skenë me regjisorin Josif Papagjoni, njeri impulsiv por shumë i talentuar si kritik dhe regjisor.Aristidhi shumë  skolastik, Josifi tip tjetër.U kapën me fjalë për një detaj dhe Josifi ngriti zërin:  

   -Më çmende Aristidh! Aristidhi me të qeshur ja ktheu:

   -Unë të çmendur të kam gjetur Josif. Qeshen të dy dhe Josifi e përqafoi sic e kishte zakon.

   Të gjitha këto mu kujtuan në çastet e dhimbjes që ndjeva për shokun, mikun tim Aristidh Buzi.Ai u nda nga jeta po mbrapa ka lënë punën etij titanike, dashurinë njerëzore dhe aftësitë e përkushtimin e tij për punën.Ai ishte dhe mbeti simboli i njeriut të punës, me një thjeshtësi të rrallë.

   Lamtumirë shoku im fisnik, shoku i të gjithë artistëve dhe gjithë punonjësve dhe punëtorëve të atyre viteve ku ti punove me dashuri e përkushtim.

   Njerëzit e mirë si Aristidhi do të rrojnë gjatë në kujtesën e Sarandës… 

                                                       ZAHO  VASILI

Dhjetor 2022

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...