Kush është trafikanti shqiptar i arrestuar në San Paolo, i dënuar në Francë, i kërkuar në Maqedoninë e Veriut

- Advertisement -

Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet braziliane pak ditë më parë në San Paolo. Bëhet fjalë për shtetasin Shaqir (Hektor) Nikolli, një emër i njohur dhe për drejtësinë shqiptare, i cili kishte zgjedhur kryeqytetin brazilian për të jetuar, teksa akuzohet për trafik ndërkombëtar droge. Mediat braziliane shkruajnë se Policia Federale, nëpërmjet Përfaqësisë Rajonale të Interpolit në Sao Paulo, me bashkëpunimin e DIVECAR/DEIC të 2-të të Policisë Civile të São Paulo, zbuluan dhe arrestuan të mërkurën (20/10), një shtetas shqiptar i kërkuar, pjesëtar i një organizate kriminale të dedikuar për trafikun ndërkombëtar të drogës.
Shqiptari, tashmë i arrestuar ishte i dënuar me dhjetë vjet burg nga drejtësia franceze, teksa kërkohej edhe nga Maqedonia e Veriut.
Arrestimi u krye në përputhje me urdhrin e paraburgimit për qëllime ekstradimi të lëshuar nga Gjykata e Lartë Federale, bazuar në përfaqësimin e bërë nga Zyra Qendrore Kombëtare e Interpolit në Brazil.
Tashmë i burgosuri do të qëndrojë në dispozicion të Gjykatës së Lartë të Brazilit, në pritje të procedimit të procesit të ekstradimit.
Ndërkohë që në Shqipëri Nikolli, nga Dibra akuzohet për vrasjen e dy personave gjatë grabitjes së një autobusi në vitin 1996. Në vitin 2002 ai u arrestua në Vjen, Austri me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

/sarandalife.al/

 

 

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...