Kryebashkiaku Gurma tek Qendra Sociale “Marcelina” për të uruar për Pashkët Katolike

- Advertisement -

Këtë të shtunë në vigjilje të Pashkës Katolike kryebashkiaku Adrian Gurma ka uruar sot motrat tek Qendra Sociale “Marcelina” për Pashkët Katolike.Kryebashkiaku ka vlerësuar ambjentet e kësaj qendre duke i cilësuar “… modeli i një pune të admirueshme që bëhet këtu për të realizuar edukim cilësor me fëmijë të moshës parashkollore”.-Në vigjilie të Pashkës Katolike, kisha kënaqësinë të vizitoja Qendrën Sociale “Marcelina” për të takuar dhe uruar Motër Daniela Silvestrini dhe antarët e tjerë të qendrës. Ambientet e ngrohta të Qendrës “Marcelina”,janë modeli i një pune të admirueshme që bëhet këtu për të realizuar edukim cilësor me fëmijë të moshës parashkollore. Si dëshmi të punës që bëjnë Motrat italiane dhe një staf i tërë, na treguan objekte interesante realizuar me materiale të ricikluara, veshje karakteristike për vajza e djem, laboratorin e materialeve që përdoren në festa, sallën multimediale, 🪴mbjelljet nga vetë fëmijët, bibliotekën  e pasur etjI falenderova Motrat e Qendrës “Marcelina” për punën e veçantë e plot dashuri që bëjnë, dhe shpreha mbështetjen e plotë personale dhe institucionale për ta zhvilluar këtë mision altruist përpara, shkruan kryebashkiaku Gurma në statusin e tij në rrjetet sociale.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...