Krosi i vjeshtës, traditë e shkollës së mesme “Bido Sejko” në Konispol

- Advertisement -

Shkolla “Bido Sejko” në Konispol zhvilloi krosin e vjeshtës, traditë kjo ku marrin pjesë nxënës dhe gjimnazistë.
Në këtë veprimtari të shkollës nuk u shmang ndihmesa e bashkisë. Për një realizim pa probleme nga ana e bashkisë u vu në dispozicion Ambulanca dhe Policia për të pasur të gjithë elementët e sigurisë, që duheshin për mbarëvajtjen e këtij krosi.
“Zhvilluam sot me nxënësit e shkollës ” Bido Sejko “, në Konispol krosin e vjeshtës. Traditë kjo tashmë me nxënësit tanë e realizuar me shumë pasion dhe kënaqësi. Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë nxënës nga klasa e 6-të deri në klasën e 12-të. Një mbështetje e madhe për këtë aktivitet ishte dhe Bashkia Konispol duke vendosur në dispozicon të nxënësve të gjithë elementët e sigurisë. Në përfundim të aktivitetit nxënësit u vlerësuan për arritjet dhe pjesëmarrjen.”, bën me dije shkolla “Bido Sejko” në Facebook.
/sarandalife.al/

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...