Kristina Barzuka, vajza sarandiote çmend jurinë greke nē “The Voice 2021”

- Advertisement -

Hasantahsinasja Kristina, e bija e instrumentistit, Dhimitër Barzuka dhe mēsueses Stela, prej dy vitesh ndjek studimet e larta nē Shkencat Ekonomike nē Athinē. Por edhe pse ndjek studimet në tjetër fushë me tepër dëshirë i është kthyer edhe pasionit të saj për muzikën dhe këtë duke marrë pjesë në konkursin “ The Voice”. Gjatē shkollēs sē mesme ajo ēshtē aktivizuar pothuajse nē tē gjitha aktivitetet kulturore – artistike qē ka organizuar shkolla dhe Qendra Kulturore e Bashkisē Sarandē.

Kristina Barzuka

Qē kētu ajo dallohej nē skenē pēr interpretimet e saj tē ngrohta, me njē vokal tē mrekullueshēm dhe me njē praraqitje skenike tē admirueshme. Nē konkursin “The Voice” qē zhvillohet nē Greqi Kristina u paraqit nē mēnyrē dinjitoze me njē interpretim tē shkēlqyer sa qē detyroi tē katēr anētarēt e jurisē qē tē ktheheshin tē gjithē tē mrekulluar nga vokali, vibratua e bukur dhe zēri melodioz i saj. Kristina e tha me plot gojē qē jam nga Saranda dhe qē e vogēl me ndihmēn e familjes dhe nē veçanti tē babait, qē ēshtē muzikant, ka interpretuar nē skenat e qytetit tē saj.

Ajo, kemi besimin se do tē shkēlqejē mē tej, pasi fsheh si rezervē tē rēndēsishme qē do ta pērdorē si armē mē vonē, por qē juria ende nuk e di, shkēlqimin nē muzikën Pop. Saranda Life.al i uron Kristinēs suksese nē kētē konkurs tē interpretimit tē kēngēs nē shtetin grek.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...