TAKIMET PËR PROJEKTBUXHETIN 2022 NISIN ME KSAMILIN DHE KRYETARËT E FSHATRAVE

- Advertisement -

Ende pa u mbyllur sezoni turistik, ka nisur puna dhe kontaktet për përgatitjen e vitit 2022. Me këtë fokus dhe në nisje të një komunikimi të gjerë në të gjithë territorin e Bashkisë, me operatorë turistikë, me grupe interesi e me banorë në çdo qendër ta banuar, Kryetari Adrian Gurma është takuar në zyrën e vet me administratoren e Ksamilit dhe me kryetarët e fshatrave Çukë, Gjashtë, Metoq e Shelegar.

Ata bënë diferencën me më parë, në punët e kryera gjatë dy viteve të fundit, me impakt të dukshëm e të vlerësuar edhe nga komunitetet e tyre. Ndërkohë,drejtuesja e NJ.A Ksamil dhe kryetarët e fshatrave bënë prezent diasa nga shqetësimet dhe problematikat e çdo zone dhe sugjeruan mënyrën e zgjidhjes së tyre. Kryebashkiaku Gurma dhe stafi i tij, i pranishëm në këtë komunikim, mbajtën shënim çdo sugjerim e kërkesë, të lidhur me dhënien e lejeve të ndërtimit, me azhornimin e tokave, me përmirësimin e ndriçimit publik etj., për t’i adresuar ato në drejtoritë respektive.

Kreu i Bashkisë Gurma tha se ky takim do të shoqërohet në vijim me prekjen e problematikave në terren dhe me listimin e prioriteteve, që ato të perfshihen në buxhetin e vitit 2022.

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...