Një 29-vjecar shqiptar i quajtur Enkeled Biba, ka ndërruar jetë në Kretë të Greqisë në një aksident të ndodhur 30 minuta pas mesnate. Ngjarja ndodhi në aksin Sisiou – Agiou Nikolaou, në kryqëzimin e Milatou. Shqiptari humbi drejtimin e mjetit i cili doli nga rruga dhe u përmbys. U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për nxjerrjen e trupit të viktimës, i cili vitet e fundit jetonte dhe punonte në Kretë. 29 vjecari shqiptar është nga Lezha.
